Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka ngritur rrezikun e përhapjes së koronavirusit globalisht në “shumë të lartë”. E megjithatë, në një postim në Twitter, nga kjo organizatë u theksua se “armiku ynë më i madh tani nuk është koronavirusi vetë, por frika, thashethemet dhe stigmatizimi”.
Paralajmërimi u përsërit gjithashtu se virusi mund të arrinte më së shumti “nëse jo të gjitha vendet” pasi Nigeria konfirmoi rastin e parë të COVID-19 në Afrikën nën-Sahariane.
Përveç Nigerisë, katër vende të tjera – Estonia, Danimarka, Hollanda dhe Lituania – kanë raportuar rastet e para të infeksionit COVID-19, të gjitha të lidhura me një udhëtim në Itali, zbuloi zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.
Të premten, katër njerëz vdiqën nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21. BBC raportoi se 210 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Iran, por kjo e dhënë u mohuan nga një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit. Ndërkohë, u morrë vendimi për të anulluar Panairin e Turizmit në Berlin dhe Show Motor në Gjenevë.
“Më shumë se 20 vaksina të koronavirusit po zhvillohen në të gjithë botën me rezultatet e para që priten brenda disa javësh,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë në Gjenevë. /tesheshi.com/