Në një status për Ditën Ndërkombëtare të Holokausit, kreu i opozitës Basha nuk ka mundur dot t’i shmaget politikës të ditës, duke e ndërfytur dhe në këtë rast rivalin e tij, kryeministrin Rama.
Jo me emër por me aludim, në një dedikim me dy fjali mbi plojën naziste anti-hebreje të Luftës së Dytë Botërore, fjalia e dytë i kushtohet një prej akuzave klasike ndaj kreut të mazhorancës, pretendimit për propagandë.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit kujtojmë dhe nderojmë viktimat e holokaustit dhe gjithë brezat e humbur prej tij.
Qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare”, shkruan Basha.
Kujtojmë se përgjithësisht, kur bëhet fjalë për Holokaustin, lidhja e kësaj tragjedie me Shqipërinë ka të bëjë me faktin se hebrenjtë u mbrojtën në çdo formë nga shqiptarët asokohe prej kërcënimit nazist. /tesheshi.com/