Presidenti Barack Obama paralajmëroi dërgimin e 250 trupave amerikane të forcave speciale në Siri për të mbështetur milicitë lokale në luftën kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS).
Llogaritet që ky dislokimi i ri do t’i çojë në 300 numrin e forcave speciale amerikane në Siri.
Por sipas tij kjo nuk duhet parë si një ndërhyrje tokësore amerikane në vendin e përfshirë nga lufta 5-vjeçare civile deri në kufijtë e një tragjedie.
Duke folur në Hannover të Gjermanisë ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Obama tha se trupat nuk do shkojnë për të luftuar, por për trajnim. /tesheshi.com/