Presidenti amerikan i është drejtuar për herë të fundit Kongresit Amerikan me një fjalim, ku ka prekur një sërë temash, mes të cilave atë të ISIS-it, të sjelljes ndaj muslimanëve, dhe të ekonomisë amerikane.
“Besoj në ndryshimin sepse besoj tek ju,” u është drejtuar ai anëtarëve të kongresit, duke elektrizuar sallën.
Më pas është ndalur të flasë për ISIS-in, duke mos pranuar ta quajë atë një kërcënim ekzistencial për SHBA-të: “…ata përbëjnë një rrezik të jashtëzakonshëm për civilët dhe duhen ndalur. Por ata nuk kërcënojnë ekzistencën tonë kombëtare.”
Më pas ai ka shigjetuar Donald Trump-i për polemikat që ka ngjallur me propozimet mbi muslimanët, por pa e përmendur atë me emër:
“Kur politikanët fyejnë muslimanët … kjo nuk na bën më të sigurt. Eshtë e gabuar. Kjo na ul në sytë e botës. E bën më të vështirë që të arrijmë qëllimet tona.”
Ndërsa i është dashur të flasë për ekonominë amerikane, presidenti Obama ka thënë se ajo nuk është në rënie.
“Synimi ynë në shtatë vitet e shkuara ka qenë një ekonomi në rritje, që funksionon më mirë për çdokënd. Ne kemi bërë përparim. Por duhet të bëjmë më shumë,” ka theksuar ai. /tesheshi.com/