Një shqiptar ka arritur të filmojë disa nga momentet kur tërmeti goditi Meksikën, duke shkaktuar rreth 200 viktima, mes të cilëve edhe 20 fëmijë, që u gjetën nën rrënojat e shkollës.
Pamjet e frikshme, të publikuara nga JOQ, tregojnë njerëzit që bien në rrugë, ndërsa ndërtesat e gjithçka përreth nis të shembet.
Njerëzit ia mbathën me të katra nga ndërtesat e banimit apo punës, përgjatë sheshit qendror “Reforma”. Qendra e tërmetit është në lindje të qytetit Puebla. /tesheshi.com/