Një shkollë është duke pyetur nxënësit nëse mendojnë se është një ide e mirë për ta që të qëndrojnë disa orë më shumë në shtrat në mëngjes. Bëhet fjalë për shkollën Blatchington Mill në Sussex, e cila po planifikon të hapë dyert një orë me vonesë, pasi përgjithësisht fëmijët e kësaj shkolle e kanë shumë problem të ngrihen herët nga shtrati.
Ata u shprehën se fillimi i orës mësimore në 9:25 mund të ndihmojë që nxënësit të përqendrohen më kollaj dhe të kenë rezultate më të mira në mësime, përfshirë edhe provimet.
Stafi, prindërit dhe nxënësit janë konsultuar për të ndryshuar orarin dhe në vend që të mbarojnë në orën 3 pasdite, të shtyjnë orarin për në orën 4./tesheshi.com/