Një mësues fatlum është gëzuar pa masë kur mori një dhuratë këtë fundjavë nga studentët e tij. Ata kishin mbledhur para dhe i kishin blerë mësuesit një palë atlete, pasi ai kishte komplimentuar disa herë nxënësit për atletet e tyre të bukura.
Taylor Kerby, mësues i psikologjisë në gjimnazin Edgewood, në Kaliforni, ka fituar zemrat e shumë fëmijëve pasi ata shpërndanë në rrjet reagimin e tij të lumtur për dhuratën që kishte marrë.
“Ai tha se i kishin pëlqyer atletet që shokët tanë kishin veshur ditën e parë të shkollës, ndaj ne mblodhëm para dhe i blemë një palë të ngjashme”,- tha 17-vjeçarja Dyani Heredia, kur postoi videon. /tesheshi.com/