Temperaturat e larta në Austriali kanë çuar në një vuajtje të padurueshme të botës shtazore ë atjeshme. Kafshë të ndryshme e kanë pësuar nga i nxehti përvëlues, ku veçojnë lakuriqët e natës. 500 të tillë thuhet se kanë ngordhur nëpër pemë.
Nga ana tjetër, veçon rasti i një qenushi mbyllur brenda në një makinë, çka e ka detyruar policinë që në thyejë xhamin e ta shpëtojë kafshën e gjorë që po jepte shpirt.
Të dielën, në Australi temperaturat shënuan nivelin e 47.3 gradëve, më e larta që na viti 1939. E nga ana tjetër e botës, në Amerikë, i ftohti i acartë po bën kërdinë duke marrë dhe dhjetra jetë njerëzish. /tesheshi.com/