Presidenti Meta zbriti në terren, në atë që pritet të jetë dhe fushata e tij për zgjedhjet e 25 prillit, duke braktisur përfundimisht statusin e të paanshmit, apo ndryshe të simbolit të unitetit të popullit.
Ai qe në Selenicë, duke thënë se jo ai por qeveria nuk po e përfundon rrugën e kësaj zone me Orikumin.
“Ka një debat të pakuptimtë të kryeministrit sikur presidenti bllokonte aksin Vlorë-Orikum.
Nuk qëndron pretendimi që donatori të heqi fondin pasi nuk egziston, ato janë hequr me vëtëdijen e qeverisë sonë.
Presidenti nuk ka bërë asnjë pengim të fondit.
Unë doja të shpreh mbështetjen time për përfundimin sa më parë të këtij projekti”, tha Meta. /tesheshi.com/