Ndërsa në fillim ishte caktuar selia e PD-së si vend i takimit të zyrtares së lartë të DASH, Victoria Nuland me Lulzim Bashën, në fund vendi i bisedimeve u zhvendos në hotel Rogner.
Në orën 15:30 minuta, zonja Nuland mbërriti në hotel Rogner, ku do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Krydemokrati shoqërohet nga deputetët Bylykbashi dhe Bumçi.
Ndërsa më vonë do takohet me kryeministrin Edi Rama.
Gjithashtu, zyrtarja e lartë amerikane do të zhvillojë një takim me një grup gazetarët.
Ndërkaq në orën 18:15 ka lajmëruar një konferencë për mediat.
/tesheshi.com/