Pavarësisht nga armëpushimi që hyri në fuqi këtë pasdite, ushtria armene sulmoi rajonet e Azerbajxhanit, Cebrail dhe Hadrud, me qëllim për t’i pushtuar ato.
Një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene ishin përpjekur të kryenin një sulm ndaj Hadrutit nga drejtimi i fshatit Tug dhe nga fshatrat Aragul dhe Banazur në rajonin e Cebrail.
Siç u tha, si rezultat i masave parandaluese të ushtrisë azerbajxhanase, forcat armene u desh të tërhiqeshin, duke humbur një numër të madh të forcave ushtarake dhe pajisjeve ushtarake.
U deklarua se njësitë e mirë-organizuara të Azerbajxhanit parandaluan përparimin e forcave armene dhe i zunë në pritë. 38 ushtarë armenë u vranë, dy sisteme raketash Grad, shtatë topa dhe dy kamionë me municion u shkatërruan.
Ushtria Azerbajxhanase ka një avantazh përgjatë gjithë frontit.
Deklarata e dytë e Ministrisë theksoi se Armenia shkelte hapur armëpushimin dhe hapi zjarr në fshatrat e provincës Agdam.
Në takimin e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministrit të Jashtëm Armen Zohrab Mnatsakanyan në Moskë, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, u ra dakord që një armëpushim për shkëmbimin humanitar të shpallej sot, 10 tetor 2020 në orën 12 për qëllime humanitare, ku të burgosurit dhe trupat e të vrarëve do këmbeheshin në përputhje me ndërmjetësimin dhe kriteret e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. /tesheshi.com/