Pas një kontrolli të gjatë, nga sigurimi i Kuvendit, deputetja e VV-së Donika Kadaj-Bujupi është shoqëruar nga policia e Kosovës dhe nuk është lejuar të hyjë në seancën e Kuvendit. Ndaj, arrestimit të Donikës, ka reaguar kolegu i saj nga VV, Faton Topalli, i cili thotë se ka parë momentin kur është arrestuar, por nuk i di arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë.
“Kam parë një sjelle brutale të policëve ndaj Donikës. Nuk e di nëse ka pasur diçka në çantë”, ka thënë Topalli. /tesheshi.com/