Nëse jeni nga ata që nuk hani mëngjes sepse nuk keni kohë, atëherë duhet ta rimendoni përsëri zgjedhjen tuaj.
Studime të ndryshme kanë vërtetuar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në humbjen e peshës, dhe e kundërta, ata që nuk e kanë konsumuar atë kanë qenë më të prirur të jenë më të uritur dhe më të pakujdesshëm me ushqimin gjatë gjithë ditës.
Ndër dobitë e tjera të konsumimit të mëngjesit janë edhe: përqendrimi dhe kujtesa e fortë, nxitja e metabolizmit, shmangia e depozitimit të dhjamit, energjia dhe forca për të përballuar ditën. /tesheshi.com/