Një parashutist i skuadrës “Red Devil” u kap në lartësinë 305 metra, nga shoku i tij i skuadrës, pasi parashuta e tij nuk u hap gjatë spektaklit që ata do të jepnin në ajër.
Mijëra persona ishin prezentë në këtë moment të frikshëm, kur 34-vjeçarit Mike French, nuk po i hapej parashuta, por kolegu i tij, Wayne Shorthouse, 32 vjeç, arriti ta kapte Mike-un dhe të mbështillte me këmbët e tij parashutën e pahapur, deri sa u ulën në ujërat e bregut Cumbrian.
“Mund të konfirmojmë që parashutistët e “Red Devils” janë mirë me shëndet. Është hera e parë në 25 vjet, që një parashutë e tyre nuk hapet” – thanë në “Facebook” organizatorët e spektaklit. /tesheshi.com/