Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimin
“Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për fletën e votimit me emra për 12 qarqet e vendit.
Vendimi është marrë nga Ilirjan Celibashi, i cili rrëzoi kështu kërkesën e Partisë Socialiste, që kërkonte që fleta e votimit të ishte me numra.
Shqiptarët në 25 prill do t’u drejtohen kutive të votimit me një fletë me emra sikurse e kërkonte Partia Demokratike.
Kjo do të jetë pamja e fletës së votimit për Qarkun Vlorë. /tesheshi.com/