Edhe pse u duke se procesi i votimit të zgjedhjeve të pjesshme në Kolonjë po kalonte i qetë, incidentet kanë ardhur më në fund duke u dhënë tyre hijen e zgjedhjeve tipike shqiptare.
Sipas të dhënave, djali i kryetares së Partisë Socialiste në fshatin Barmash është goditur nga disa persona ende të paidentifikuar, ngjarje e ndodhur në dalje të qendrës së votimit të kësaj zone.
Bëhet fjajël për Gledis Zaçen që është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Policia ende nuk ka dalë me një version se çkla ndodhur realisht dhe thotë se po e heton rastin. /tesheshi.com/