Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

N’PESHORE/ “Ndotja akustike” Rama – Berisha: te kush gjendet shkaku e te kush pasoja…

by te Sheshi
01/02/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
N’PESHORE/ “Ndotja akustike” Rama – Berisha: te kush gjendet shkaku e te kush pasoja…

Ende në ajër vërtiten frazat e lëshuara qesim në seancën e së enjtes në parlament, ku dy ndër figurat kryesore të politikës shqiptare, Rama e Berisha, ofruan një spektakël banaliteti përpos nervozitetit, duke shpërndarë një “ndotje akustike” në opinion me replikat e tyre të vrazhda të një ligjërimi të rënduar.

Por a duhet të gjykohen simetrikisht të dy, a peshojnë njësoj në matjen e gjykimit publik?

Rama mund të ketë një mal me të këqija, e më e keqja e tij një ditë më parë qe përtallja ndaj Edi Palokës lidhur me një cen fizik në të folur – thëthënë e tij – për të cilën vetë ai nuk ka asnjë përgjegjësi. E njeriu nuk mund të rëndohet në atë që nuk është përgjegjësi e tij. Tek e fundit, “th”-ja e Palokës nuk i prish punë askujt; fjalët e tij, ato që dalin nga mendja e ndërgjegja bashkë, ndoshta po. Dhe në këtë pikë, në emër të etikës për të cilën Rama qahet për Berishën, fut këtu dhe Palokën apo të tjerë nga radhët e demokratëve gojëlëshuar, duhet të tërhiqet nga ai gjest e duhet të kërkojë ndjesë, nga publiku, e pse  jo dhe nga Paloka.

Nga ana tjetër, duhet pohuar se frymëzuesi dhe instaluesi i gjuhës së ulët në politikën shqiptare, asaj që ka akuzën, fyerjen, depersonalizimin e tjetrit, duke mos patur asnjë limit etik e moral gjersa prek dhe jetën private, është padyshim Sali Berisha. Rama është një nga të shumtët që ka rënë viktimë e gjuhës së tij egërshane, një gjuhë që çuditërisht ish-kryedemokrati nuk e ka patur në fillimet e tij në fjalëmbajtjet politike të tipit anti-komunist, adresuar figurave të ish-regjimit. Edhe për Enver Hoxhën cilësimet negative i ka në dy-tre fraza.

Kjo gjuhë e Berishës, kjo që vuajmë sot (çuditërisht disa i gëzohen, prej etheve politike e mangësive etike), nis që me shfaqjen e ndarjeve brenda PD-së. Ceka, Imami, më vonë dhe i ndjeri Hajdari, ishin shënjestra diskretitimi publik, duke mos u trajtuar thjesht si njerëz që nuk mendojnë si ai. Në këtë pikë, një prej ish-njerëzve të afërt të Berishës për një periudhë kohë, Ermal Hasimja, shefi i shtypit i Berishës në 2007-ën, do shkruante më vonë në një artikull të tij te Panorama se për Berishën kundërshtari politik e humb të drejtën e të qeni. Ai është hajdut, kriminel, vrasës, i çmendur, pra poseduesi i çdo të keqeje në këtë botë, e kursesi njeriu por që nuk mendon si ai nga pikëpamja politike. Berisha, me gjuhën e tij të shfrenuar ia heq këtë të drejtë. Dhe Rama është një prej shumë viktimave në më pak se 30 vjet, i kësaj anti-kulture të tmerrshme politike. E kjo, deri në momentin që je përballë si kundërshtar. Më pas, ti fiton të drejtën e të qenit njeri sapo del nga sfera e interesit të tij për pushtetin.

Për këtë vlen leksioni “Nano”, apo Duka i krimit”, makar dhe Meta. Ia vlen ta rifreskojmë kujtesën për këtë lloj gjuhe nga ’97-ta e deri në 2005-ën ndaj këtyre personazheve. Nano, Angjeli, Agron Duka, ishin ata që makroheshin rregullisht nga kjo gjuhë, sidomos në vitet 2003, 2004, 2005. Por pas rënies së tyre nga pushteti, pra ngjitjes së Berishës në qeverisje, i pari u bë mik dy vjet më vonë, i dyti vijoi punët e veta i qetë duke hapur dhe universitet, ndërsa i treti – Duka i krimit, sot është në koalicion me partinë e tij. Madje me në krah Nanon si mik, aty nga 2007-ta, Berisha do qarësonte gazetarët se ato çfarë kishte nxjerrë nga goja për ish-rivalin politik ishin thjesht si nevojë e luftës politike.

Dhe kjo gjuhë nuk është e njëjta me atë të Ramës. Ato vijnë e gjenden përballë si dy botë të ndryshme, dy stile të ndryshme jetë, dy histori të ndryshme jetësore, dy botëkuptime e të ndryshme kulturore e politike, vënë përballë nga tekat e realitetit, duke na vënë dhe ne në sprovën e rëndë të gjykimit mbi njërin apo tjetrin.

Në pikëpamjet e gjuhës, diferenca mes tyre është reflektim dhe i diferencave të thella kulturor. Së paku, të gjitha ata ish-miq të Ramës që sot i janë shndërruar në armiq të tij, apo stilit të tij qeverisës, duhet ta pranojnë se gjuha e tij, me ironinë, sarkazmën, cirkuidet leksikore, aventurat sintaksore e lojrat gramatikore, ka patur gjithsesi një limit etik. Madje mu për këtë arsye, ata ishin deri dje skota e miqve të ngushtë të kreut të qeverisë sot, i cili deri sa pa u futur në politikë, përbënte referencën e tyre kulturore. Për hir të së vërtetës, në seancën e së enjtes ky limit u tejkalua, edhe pse, e kjo duhet thënë fort –  në familje e jetën private Rama nuk i është futur e nuk iu fut për asnjë çast Berishës – reagimi me fraza rruge, e sidomos përtallja e Palokës për “th”-në e tij të pafajshme, ishin të papranueshme.

Por ky është momenti për të dalluar shkakun me pasojën.

Nuk ka simetri në këtë rast: Berisha është shkak, Rama vjen si pasojë! /tesheshi.com/                            

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Basha me përfaqsues biznesi: me ardhjen në pushtet, PPP-të duhen shfuqizuar

Basha me përfaqsues biznesi: me ardhjen në pushtet, PPP-të duhen shfuqizuar

Amerikanët: Ballkani, me konflikt të mundshëm në 2019-ën

Amerikanët: Ballkani, me konflikt të mundshëm në 2019-ën

Ambasadori amerikan në Beograd: SHBA, përpjekje që ta bindë Kosovën në heqjen e  taksës

Ambasadori amerikan në Beograd: SHBA, përpjekje që ta bindë Kosovën në heqjen e taksës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni