Një zhvillim cinik ka shoqëruar rikthimin e normalitetit në Kuvendin shqiptar pas pesë muajsh marrëzi opozitare nga kahja e Rithemelimit, ndryshe kampi Berisha. Është Basha ai që është përjashtuar seancën e kësaj të enjteje, pasi njeriu që drejton PD-në e ashtuquajtur zyrtare, gjysma më e vogël e saj, ka zgjedhur të bllokojë foltoren, një lloj akti vijues i kolegëve të tij kundërshtarë në opozitë.
“Edhe njëherë z. Basha, ju lutem të lironi foltoren. Atëherë jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të foltores. Ju i dini rregullat e qarta të rregullores së Kuvendit”, iu drejtua atij kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Pas vendimit për përjashtimin e tij, Basha zgjodhi të qeshë dhe refuzoi të largohej nga salla, ku si pasojë ikolla vendosi të ndërpresë seancën për pesë minuta.
Basha u shfaq i irrituar nga fakti se gjysma tjetër e PD-së arriti një lloj pakti me mazhorancën, pasi kjo e fundit dha “ok” për dy komisione hetimore. /tesheshi.com/