Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nord Stream 1 u mbyll, po tani?

Tubacioni i Putinit që mund të sjell inflacion dhe recesion

by te Sheshi
11/07/2022
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Nord Stream 1 u mbyll, po tani?

A mundet një tubacion të shkaktojë recesion dhe inflacion në Eurozonë? Sipas një raporti nga Goldman Sachs të enjten e kaluar, ai mundet – veçanërisht nëse është fjala për Nord Stream 1, tubacioni kryesor që transporton gazin natyror nga Rusia në Gjermani përmes Balltikut.

Ditët e fundit, rusët kanë furnizuar me pikatore – vetëm në 40% të kapacitetit të tij total – dhe Goldman Sachs tani e konsideron si skenarin më të mundshëm që ata të vazhdojnë ta bëjnë këtë pas punës së mirëmbajtjes në korrik, që do të thotë se skenari i normalizimit të pjesshëm të fluksit është braktisur.

Kujtohet se furnizimi me gaz natyror nga Rusia në Gjermani është pezulluar nga sot për dhjetë ditë për të kryer punimet e mirëmbajtjes së gazsjellësit Nord Stream 1, i cili kalon Detin Baltik dhe konsiderohet më i rëndësishmi për rrjedhën e karburantit për ekonominë më të madhe evropiane.

Edhe pse ky proces bëhet çdo vit dhe konsiderohet një çështje rutinë, ka shqetësime në Evropë se këtë herë Vladimir Putin nuk do ta kthejë rubinetin.

Goldman Sachs vlerëson gjithashtu se çmimet e gazit në Evropë do të lëvizin shumë më lart në gusht, “shumë mbi 150 euro për MWh”, gjë që do të shkaktojë gjithashtu një ulje të mëtejshme të kërkesës së saj për përdorim industrial, duke çuar në ndërprerje të zinxhirit të ri të furnizimit, por gjithashtu do të rritet norma e inflacionit.

Megjithatë, “pika ruse” madje mund të rezultojë të jetë një “skenar jorealist optimist” nëse Putin vendos të frenojë “rëndshëm” eksportet e gazit natyror në Evropë, qoftë edhe për një kohë. Në Gjermani, e cila është ende 55% e varur nga gazi rus, një ndërprerje e plotë vlerësohet të shkaktojë një tronditje të krahasueshme me kolapsin e Lehman Brothers ose pandeminë e koronavirusit, prandaj thirrjet për racionim shkojnë edhe për familjet.

Qeveria gjermane po përgatit në heshtje masa mbështetëse për një rast të tillë, duke e ditur se në çdo rast industria e çelikut, e plastikës dhe e automobilave, të cilat varen shumë nga gazi natyror, do të goditeshin rëndë.

Siç dihet, Bashkimi Evropian nuk vazhdoi me vendosjen e embargos ndaj gazit rus pas pushtimit të Ukrainës nga Putini, pasi mund ta zëvendësojë atë vetëm në një përqindje të vogël për vitet e ardhshme, veçanërisht në Gjermani. Megjithatë, Rusia ndjek një taktikë të rritjes artificiale të çmimeve, uljes së flukseve dhe rritjes së kërkesës edhe në mes të verës, kur ajo është ulur.

Në raportin e fundit për Eurozonën, më 30 qershor, Fitch vuri në dukje se “rënia e fundit e flukseve të gazit në Evropë ka ngritur shqetësime se Rusia është e përgatitur ta përdorë atë si një mjet politik” dhe kujtoi se Gjermania në qershor aktivizoi Fazën 2 të emergjencës së saj.

Fitch citon përpjekjet e Gjermanisë për të ndryshuar përzierjen e saj të energjisë – duke zgjeruar burimet e rinovueshme, me rifillimin e impianteve ndotëse me qymyr, por edhe me importe më të mëdha të gazit natyror të lëngshëm, të cilat po përballen me mungesë terminalesh. Ndodh kjo ndërsa Berlini ishte “hipnotizuar” nga tubacionet ruse që për vite me radhë çonin gaz të lirë në derën e tij.

“Ne e shohim Eurozonën në prag të recesionit në gjysmën e dytë të vitit – me Gjermaninë dhe Italinë, të cilat janë më të varura nga gazi rus, duke hyrë në recesion”, thanë autorët e sondazhit të Goldman Sachs.

 Në raportin e vet, Goldman Sachs vlerëson se Eurozona do të pësojë një goditje recesioni nëse rrjedhat e gazit natyror nga Nord Stream 1 ndalojnë plotësisht, me PBB reale që do të bjerë me 1.2%-2.7% gjatë tremujorit të parë 2023.

Mesazhet e pasigurisë vijnë edhe nga tregu tjetër i energjisë, ai i naftës: frika e një recesioni në SHBA dhe Evropë, që do të reduktonte kërkesën për arin e zi, çoi në një çmim nën 100 dollarë për fuçi në fillim të javës. Por që nga e enjtja çmimi i tij është rimëkëmbur në mënyrë mbresëlënëse, pasi rënia e çmimeve të mallrave të tilla si gruri (-40%) dhe bakri (-30%), të cilat u kthyen në nivelet e paraluftës në Ukrainë, u dha shumë analistëve ndjenjën se inflacioni në SHBA ka filluar të bjerë, pavarësisht se analistë të tjerë flasin për recesion zyrtar në ekonominë amerikane.

Në të njëjtën kohë, G7 po diskutojnë mundësinë e vendosjes së një tavani për naftën ruse, në një interval të mundshëm midis 40 dhe 60 dollarë për fuçi, me synimin për të ulur të ardhurat e Rusisë nga njëra anë dhe për ta bërë arin e zi të aksesueshëm në anën tjetër. /tesheshi.com/

Related Posts

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Angjeli bëhet Skënderbe, reflektimi i një miqësie pa të çara

Angjeli bëhet Skënderbe, reflektimi i një miqësie pa të çara

Albin Kurti për Srebrenicën: Kur Serbia hedh kripë në plagë!

Albin Kurti për Srebrenicën: Kur Serbia hedh kripë në plagë!

Pamje nga Donetsku: si e goditën rusët pallatin e banimit

Pamje nga Donetsku: si e goditën rusët pallatin e banimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni