Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nobelisti për Ekonominë, Joseph Stiglitz: Problemi në Europë është euroja

by te Sheshi
14/08/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Nobelisti për Ekonominë, Joseph Stiglitz: Problemi në Europë është euroja

Europa, burimi i Iluminizmit, vendlindja e shkencës moderne, është në krizë. Kjo pjesë e botës, e cila ishte vend i revolucionit Industrial që çoi në ndryshime të paprecedenta në standardet e jetesës në dy shekujt e fundit, po përjeton një periudhë të gjatë gati në stanjacion. GDP për frymë (e rregulluar në bazë të inflacionit) për eurozonën –vendet e Europës që kanë euron monedhë të përbashkët – vlerësohet të jetë shumë pak më e lartë në 2015 sesa ishte në 2007. Disa vende kanë qenë në rënie për vite. stigli

Kur niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara  arriti 10 për qind në tetor 2009, pjesa më e madhe e amerikanëve menduan se kjo ishte e patolerueshme. Por niveli i papunësisë arriti 10 për qind në vitin 2009 edhe në eurozonë, dhe ka mbetur dyshifrore që nga ajo kohë. Mesatarisht, më shumë se një nga pesë të rinj në forcën e punës janë të papunë, por në vendet e goditura më fort nga kriza, thuajse një në dy që kërkojnë punë, nuk arrijnë të gjejnë një vend. Statistikat e thata për papunësinë e të rinjve përmbajnë në vetvete ëndërrat dhe aspiratat e thyera të miliona europianëve të rinj, shumica e të cilëve kanë punuar dhe studiuar shumë. Ato na tregojnë për familje të ndara, pasi ata që munden, largohen nga vendi i tyre në kërkim të punës. Ato sugjerojnë një të ardhme europiane me rritje ekonomike më të ulët e me standarde jetese më të ulëta, ndoshta edhe për disa dekada në vijim.

Këto fakte ekonomike, në këmbim, kanë shtrirje të thella politike. Themelet e Europës së pas luftës së Ftohtë po dridhen. Partitët e ekstremit të djathtë dhe të majtë dhe të tjerë që mbrojnë ndarjen  e shteteve të tyre kombëtare, sidomos në Spanjë, por madje edhe në Itali, janë në rritje dhe në qershor, Britania votoi të largohej fare nga Europa. Ajo që dukej e pashmangshme në harkun e historisë – formimi i shteteve-komb në shekullin e 19 – tashmë po vihet në diskutim. Dyshime po ngrihen, gjithashtu, rreth arritjes së madhe të Europës së pas Luftës së Dytë Botërore – krijimit të Bashkimit Europian.

Ndërsa ekzistojnë shumë faktorë që kontribuojnë në dhimbjet e Europës, ka edhe një gabim që lihet pa u vënë re: krijimi i monedhës së përbashkët, euros. Ose, për të qenë më të saktë, krijimi i monedhës së përbashkët pa ngritur më parë një grupim institucionesh që do të mundësonin një rajon divers si Europa të funksiononte efektivisht.

Monedha e përbashkët ishte rezultat i përpjekjeve që nisën në mesin e shekullit të 20-të, ndërsa Europa dilte nga kërdia dhe përçarja e dy luftërave botërore. Liderët e Europës u ndërgjegjësuan se një e ardhme më paqësore do të kërkonte riorganizimin e plotë të politikave, ekonomisë, dhe madje edhe identiteteve kombëtare në kontinent. Në vitin 1957, ky vizion u përafrua me realitetin me nënshkrimin e traktatit të Romës, që ngriti Komunitetin Europian Ekonomik, ku përfshihej Belgjika, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda dhe Gjermania Perëndimore. Në dekadat që pasuan, të dominuara nga lufta e Ftohtë, disa vende të tjera të Europës Perëndimore u bashkuan me këtë grup. Hap pas hapi, u lehtësuan  kufizimet mbi punën, udhëtimin dhe tregtinë midis listës së vendeve të grupit që po zgjerohej.

Por ishte pas përfundimit të luftës së Ftohtë që integrimi europian nisi të fitojë përparësi. Rënia e murit të Berlinit në vitin 1989, tregoi se ishte afruar koha për lidhje më të ngushta e më të forta europiane. Shpresat për një të ardhme më paqësore dhe më të prosperuar u rritën më shumë se kurrë, si mes liderëve, ashtu edhe mes qytetarëve. Kjo çoi në nënshkrimin e Traktatit të Mastrihtit, që formalisht themeloi Bashkimin Europian në vitin 1993 dhe krijoi pjesën më të madhe të strukturës ekonomike dhe institucioneve të tij –përfshirë edhe lëvizjen për përshtatjen e një monedhe të përbashkët, euron.

Avokatët e euros argumentojnë me të drejtë që nuk bëhej fjalë vetëm për një projekt ekonomik që kërkonte përmirësimin e standardeve të jetesës duke rritur efikasitetin e alokimit të burimeve, duke ndjekur parimet e avantazhit krahasues, duke shtuar konkurrencën e duke forcuar stabilitetin ekonomik. Më e rëndësishmja, ishte një projekt politik: supozohej të forconte integrimin politik të Europës, të sillte më pranë njerëzit dhe vendet e të siguronte bashkëezistencë paqësore.

Euro ka dështuar të arrijë dy nga qëllimet e saj kryesore të prosperimit dhe integrimit politik: këto qëllime janë tashmë më të largëta sesa ishin përpara krijimit të eurozonës. Në vend të paqes dhe harmonisë, vendet europiane tashmë e shohin njëra-tjetrën me mosbesim dhe zemërim. Stereotipet e vjetra po ringjallen ndërsa Europa veriore ankohet për jugun që e përshkruan si dembel dhe të pabesueshëm, dhe po ringjallen kujtimet e sjelljes së Gjermanisë në luftërat botërore.

Eurozona ishte me të meta që në lindje. Struktura e eurozonës – rregullat, rregulloret dhe institucionet që e qeverisin – janë fajtore për performancën e dobët të rajonit, ku përfshihen edhe disa kriza. Diversiteti i Europës ka qenë fuqia e saj. Por që një monedhë e përbashkët të funksionojë në një rajon me ndryshime shumë të mëdha ekonomike dhe politike, nuk është e lehtë.greqi

Një monedhë e përbashkët e ka të detyrueshme një kurs të fiksuar këmbimi mes shteteve dhe një nivel të njëjtë interesi. Edhe kur këto reflektojnë rrethanat në pjesën më të madhe të vendeve anëtare, duke pasur parasysh diversitetin ekonomik, ka nevojë për një sërë institucionesh që të vijnë në ndihmë të atyre kombeve për të cilat politikat nuk përshtaten mirë. Europa nuk arriti t’i krijojë këto institucione.

Akoma edhe më keq, struktura e eurozonës është ndërtuar mbi disa ide rreth asaj që kërkohet për sukses ekonomik – për shembull, që banka qendrore duhet të fokusohet tek inflacioni, e kundërta e mandatit të Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara që përfshin papunësinë, rritjen ekonomike dhe stabilitetin.  Nuk është thjesht çështja se eurozona ishte strukturuar për të bërë bashkë diversitetin ekonomik të Europës: puna është se struktura e eurozonës me rregullat dhe rregulloret e saj nuk u dizenjua për të promovuar rritjen ekonomike, punësimin dhe stabilitetin.

Por, përse burrat e gratë e shtetit me qëllimet më të mira, në përpjekje për të farkëtuar një Europë më të fortë e më të bashkuar, do të krijonin diçka me efekt të kundërt? Themeluesit e euros drejtoheshin nga një palë rregulla dhe nocione për funksionimin e ekonomisë që ishin në modë në atë kohë, por që ishin thjesht të gabuara. Ata besonin tek tregu, por u mungonte njohja e kufizimeve të tregut dhe ajo që kërkohej për ta bërë ekonominë e tregut të funksiononte.

Gjermania, gjithsesu, e mban veten si një përjashtim të suksesshëm, duke sjellë një shembull se çfarë duhet të bëjnë shtetet e tjera. Ekonomia e saj është rritur me 6.8 për qind që nga viti 2007, por me një rritje mesatare 0.8 për qind në vit 0 një shifër që në rrethana normale do të konsiderohej afër dështimit. Sa për krahasim, kjo mesatare në SHBA ka qenë 1.2 për qind. Ka vlerë të vihet në dukje se zhvillimet në Gjermani përpara krizës, në fillim të viteve 2000, kur vendi zbatoi reforma që dëmtuan rëndë rrjetin e sigurisë sociale, ranë në kurriz të punëtorëve të zakonshëm, sidomos të klasave të varfra.

Gjermania përflitet si sukses, vetëm në krahasim me vendet e tjera të eurozonës.

Ndoshta është natyrale, që liderët e eurozonës të dëshirojnë të fajësojnë viktimën – vendet në recesion apo depresion apo rezultatin e një referendum – për gjendjen aktuale të punëve. Ata nuk dëshirojnë të fajësojnë veten dhe institucionet e mëdha që kanë ndihmuar të ndërtohen e që tani drejtojnë. Por të fajësosh viktimën nuk e zgjidh problemin e euros – dhe në masë të madhe është edhe e padrejtë.

….

Euro është përshkruar shpesh si një martesë e keqe. Një martesë e keqe përfshin dy njerëz që nuk duhet të ishin lidhur kurrë bashkë duke bërë zotime që supozohet të ishin të pazgjidhshme. Euro është më e komplikuar: është një bashkim I 19 vendeve dukshëm të ndryshme që e kanë lidhur veten me njëra-tjetrën. Kur një çifti është në telashe shkon në këshillim martesor, e këshilltarët e stilit të vjetër do të përpiqeshin të zbulonin përse nuk funksionin martesa, por një këshilltar modern do të niste duke pyetur: A duhet të shpëtohet kjo martesë? Kostoja e shpërbërjes së saj –  si financiare dhe emocionale – mund të jetë shumë e lartë. Por kostoja e të qëndruarit bashkë mund të jetë edhe më e madhe.

*Artikulli është një ekstrakt nga libri “Euro dhe kërcënimi i saj ndaj të ardhmes së Europës” nga nobelisti Joseph Stiglitz.

Përktheu: Juli Prifti: – /tesheshi.com/

Related Posts

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Next Post
Pas vrasjes së imamit dhe ndihmësit të tij në Nju Jork, gishti vihet mbi Donald Trump-in si nxitës i islamofobisë

Pas vrasjes së imamit dhe ndihmësit të tij në Nju Jork, gishti vihet mbi Donald Trump-in si nxitës i islamofobisë

Ja pse fëmijët duhet të jenë në shtrat para orës 9 të darkës

Ja pse fëmijët duhet të jenë në shtrat para orës 9 të darkës

Beteja për Dibrën, PS-ja i përgjigjet PD-së me një doktor: Muharrem Rama

Beteja për Dibrën, PS-ja i përgjigjet PD-së me një doktor: Muharrem Rama

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni