Çmimi Nobel për Kimi 2022 iu dha Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi se kimistët morën çmimin për zhvillimin e kimisë së klikimeve dhe kimisë bioortogonale.
Përfaqësuesit e akademisë theksuan se këta shkencëtarë arritën një “revolucion në lidhjen e molekulave”.
Kujtojmë se çmimi Nobel për mjekësi sivjet iu dha gjenetistit suedez Svante Pabo, për zbulime në fushën e gjenomave të zhdukura të hominineve dhe evolucionit njerëzor.
Çmimi Nobel për Fizikë për vitin 2022 iu dha të martën tre shkencëtarëve – Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger për punën e tyre në mekanikën kuantike. /tesheshi.com/