Nga Mensur Krasniqi
Pas akuzave të ndërsjellta të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së lidhur me atë se cili nga këto dy subjekte ka porositur dhe kryer përgjimet, me çka dolën në pah aktivitete kriminale, korruptive dhe mbi të gjitha seks-skandale të funksionarëve të lartë të VMRO-së, më së miri e bën të qartë nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska.
Sipas saj VMRO-DPMNE ka qenë ajo e cila nuk ka pranuar ofertën e BE-së për analiza të pavarura dhe transparente të bisedave të incizuara. Në këtë formë faktorit ndërkombëtar i’u është bërë e qartë se kush qenkan porositësit e këtyre përgjimeve.
“Bashkimi ndërkombëtar ka ofruar që të bëhen ekspertiza ndërkombëtare mbi bisedat e përgjuara nëse pajtohen të dyja palët. Ne u pajtuam, ndërsa VMRO-DPMNE gjeti mënyrën që mos ta pranojë ofertën”, tha ajo, duke i’ u përgjigjur pyetjes nëse SDSM posedon dëshmi mbi atë se kush i ka kryer përgjimet”.
Ajo shtoi që posedojnë edhe incizime të skandaleve private të ministrave dhe udhëheqësisë së lartë të VMRO-së, por nuk do t’i publikojnë meqë dëshirojnë të jenë korrekt.
“Kemi inçizime të hatashme që me siguri do ishin më interesante për opinionin dhe në mundeshim të thonim “ pa lëshoni të skuqen njëherë ata”, mirëpo ne këtë nuk e bëmë. Në këtë mënyrë dëshmuam se këto informata nuk i kemi në dorë që t`i keqpërdorim, por që të normalizojmë situatën”, shtoi Shekerinska. /tesheshi.com/