Gjermania i dha sot lamtumirën Angela Merkelit pas 16 vitesh.
Shumë gjermanë të njohur dhe të panjohur i përcollën nderime kancelares në largim dhe shprehën mirënjohjen e tyre, por ajo mori urimin më origjinal nga Ikea.
Kompania e njohur ka postuar në Twitter-in e saj një foto të një gruaje që përfaqëson Angela Merkelin e shtrirë rehat në një kolltuk Ikea.
Merkel në foto ka veshur xhaketën e saj të veçantë dhe mban duart në një pozë të dallueshme.
“Më në fund në shtëpi”, shkruhet në reklamën e kolltukut.
Duket se krijuesit nga Ikea aluduan për faktin se Angela Merkel më në fund do të pushojë në shtëpi pas 16 vitesh dhe do të shikojë televizor nga kolltuku.
Njoftimi i Ikea-s u përhap shpejt në rrjetet dhe mediat e tjera sociale. /tesheshi.com/