Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njihuni me sheshin Taksim të…Librazhdit!

by te Sheshi
01/10/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Njihuni me sheshin Taksim të…Librazhdit!
5
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Pakkush e di se pak kilometra nga Librazhdi, në një pikë strategjike përbri ndodhet një pllajë ku banorët vendosën të ndajnë ujin për vaditje e ta quajnë me emërtimin turk “Taksim”. Pikërisht në të njëjtin vend dikush mbolli një rrap i cili i bën hije vendit ku ndahet ende uji për vaditje. Për shkak të vlerës, ky rrap u shpall monument natyre dhe njihet si rrapi i Taksimit. Historinë e vendit Taksim, rrapit dhe përpjekjet e banorëve që të siguruar ujin për vaditje, e tregon një banor i vjetër që ruan historinë e vendit më të rëndësishëm për këtë zonë.

xhafa

Lutfi Xhafa, 72 vjeç sjell nga kujtesa e tij dhe rrëfimet e më të vjetërve, historinë e sheshit, të rrapit dhe ujit aq të rëndësishëm për banorët e tri fshatrave të Librazhdit që vazhdojnë ta ruajnë me fanatizëm edhe sot e kësaj dite. Edhe pse sot sërish kanali që sjell ujë për vaditje është lënë në amortizim, sheshi dhe rrapi i Taksimit ku ndahet uji vazhdon të ruajë me fanatizëm historinë dhe nevojën e banorëve të këtyre fshatrave për ujin e vaditjes, për vetorganizim dhe për të qenë bashkë në kuvende e festa.

“Janë dashur shumë vite për të ndërtuar kanalin që sjell ujin në Taksim. Nga matjet që kemi bërë edhe me këmbë por edhe me metra, janë rreth 30 kilometra nga burimi i ujit në përroin e Rrinës  e deri në vendin ku u vendos të ndahej uji. Në këtë vend u vendos ndarja me modelin turk në mënyrë të barabartë për tri fshatra. Është punuar për vite me radhë për hapjen e tij dhe ende gjenden gjurmë të qëndrimit të punëtorëve gjatë hapjes së kësaj vije të gjatë uji”.

taksimi-i-lib

Lutfiu thotë se kanë kaluar mbi 500 vjet nga ndërtimi i kanalit dhe në atë kohë kanë qenë vetëm tri fshatra me pak familje. Kështu uji ndahej me bazë familjet në nabete apo orë uji.

“Kur ka ardhur uji për herë të parë, nuk erdhi i plotë dhe u vendos që të ndahen në mënyrë të barabartë dhe i vunë emrin Taksim, që do të thotë ndarje e ujit në mënyrë të barabartë. Në këtë vend u vendos edhe një roje që do të ruante respektimin e ndarjes së ujit për çdo familje”.

Babai i tij ka qenë një nga rojet e Taksimit.

 “Unë e mbaj mend shumë mirë pasi i sillja bukën babait kur ishte roje në këtë vend. Ai i binte çiftelisë dhe më tregonte histori nga Taksimi. Sipas babait, në fillim nuk ka pasur as kazma e lopata hekuri por prej druri. Për shkak të mungesës së mjeteve, punimet kanë zgjatur me vite dhe uji nuk ka qenë i shumtë por gjithsesi shumë i rëndësishëm për jetën e banorëve të tri fshatrave”.

Aq i rëndësishëm ka qenë Taksimi për banorët, sa në përfundim bënë festë të madhe, si dhe tre kafshë kurban.

“Babai më ka treguar se në përfundim të kanalit dhe ndarjes së ujit, banorët e tri fshatrave bënë një festë të madhe dhe bënë kurban një ka për çdo fshat. Uji nuk ishte i shumtë por gjithsesi ishte arritje e madhe për ta”.

rrapi-i-taksimit

Dhe rrëfimi vazhdon:

“Pikërisht, pas ndërtimit të vijës së ujit i erdhi radha dhe pemës simbol. E provuan banorët të vendosnin shenjë edhe pemë të tjera por ato nuk mbijetuan, dhe në fund ishte mbjellja e një rrapi që u kthye në simbol i vendit që mori një rëndësi të madhe për të gjithë zonën e sipërme të Librazhdit. Për të bërë hije e për të pasur një shenjë, burrat vendosën të mbjellin një pemë në vendin e Taksimit. E provuan me disa lloj pemësh që kishin fryte të ngrënshme por nuk pati sukses.  Si vite kur është mbjellë rrapi, nuk mbahet mend por ai që ka mbjellë ka qenë nga Gizaveshi. E kanë quajtur Selim Buzra”.

E ndërsa Rrapi i Taksimit është kthyer në monument natyre dhe vazhdo të shërbejë si pikë çlodhjeje dhe freskie, uji vazhdon të rrjedhë në të njëjtin vend. Kanali është amortizuar, ndarjet po ashtu por banorët presin këtë ujë për bujqësinë e tyre dhe po ashtu presin një investim që uji të jetë më i shumtë dhe prodhimet e tyre më të begata. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Next Post
Pas Blushit të vogël, edhe Blushi i madh kundër Ramës

Pas Blushit të vogël, edhe Blushi i madh kundër Ramës

Mercedes krijon një jaht në vlerë 1.7 milion dollarë, mund t’a blejnë vetëm 10 persona në botë (foto)

Mercedes krijon një jaht në vlerë 1.7 milion dollarë, mund t’a blejnë vetëm 10 persona në botë (foto)

Zgjatet nga parlamenti turk mandati i trupave në Irak e Siri

Zgjatet nga parlamenti turk mandati i trupave në Irak e Siri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni