Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njihuni me qytetet shqiptare që mbyten me një “pikë ujë” dhe ato që “përmbytjet” nuk i kanë lajm

by te Sheshi
03/12/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Njihuni me qytetet shqiptare që mbyten me një “pikë ujë” dhe ato që “përmbytjet” nuk i kanë lajm

Nga Ylli Pata

Përmbytjet janë kthyer në një refren social, politik, ekonomik e natyrisht edhe mediatik çdo nëntor e dhjetor përgjithësisht që nga viti 1990. “Shqipëria nën ujë” në dimër dhe “në zjarr” në verë, është jo thjesht metaforë por një realitet që dëmton jetët e më shumë se 150 mijë familjeve çdo vit. Po përse përmbytet Shqipëria çdo vit dhe cilat janë qytetet dhe zonat që e pasojnë më shpesh?

Ultësira Perëndimore në Shqipëri, përpara Luftës së Dytë Botërore ka qenë e mbytur thuajse në këneta e moçale që mbanin toka të mëdha nën ujë. Diktatura, duke përdorur kryesisht punën e detyruar kreu bonifikimin e kënetave duke nxjerrë në dritë mbi 500 mijë ha tokë të mrekullueshme, por që u çuan kot nga një ekonomi totalisht e dështuar. Më pas i vjen radha shtetit demokratik, i përkthyer si kaotik në kushte shqiptare, ku me tokat, kanalet kulluese e gjithçka tjetër, ndodhi e pamenduara.

Në zonat e ish-kënetave u prishën argjinaturat, u vodhën kabllot elektrike të hisrovorëve dhe u prishën kolektorët si pasojë e ndërtimeve në shtratet e lumenjve. Kështu, një pjesë e Shqipërisë hynte në ujë sa herë kishte shira masive. Por përveç zonave të Ultësirës, edhe qytete të tëra përmbyteshin si pasojë e zënies së kolektorëve dhe prishjes së kanalizimeve.

Ja kush kanë qenë zonat më të ujshme këtë çerekshekulli dhe si ka qenë gjendja e tyre në përmbytjen e këtyre ditëve:

Shkodra – Franc Nopça, gjeografi i njohur austro-hungares e quante edhe “Amsterdami shqiptar”, pasi Shkodra është thuajse në nivelin e detit. Ky rajon është i tëri në ujë: laget nga Buna, Drini, Kiri, Liqeni i Shkodrës. Para viteve ‘60 lumi Kir mbyste një pjesë të qytetitedhe tërë zonën e Zadrimës. Por pas ndërtimit të hidrocentraleve në Drin, Kiri u disiplinua. Pas viteve ’90, në shtratin e Kirit u ndërtua duke prishur tërë argjinaturat. Edhe kur ndërtoheshin, vidhej materiali. Çdo vit Shkodra përmbytet rregullisht. Por nga reshjet e çmendura të këtyre ditëve Shkodra është prekur shumë pak. Janë ndërtuar argjinaturat? Realisht janë ndërtuar, por prova e zjarrit ende nuk ka mbërritur, pasi sasia e madhe e reshjeve ka rënë më shumë në jug.

Lezha – Pas shkatërrimit të hidrovorëve dhe argjinaturave të Drinit, ultësira e Lezhës përmbytej rregullisht këto 20 vjet. Madje në radhë të parë vetë qyteti i Lezhës, i cili është mbi nivelit të detit. Edhe Lezha nuk u prek nga përmbytjet e këtyre ditëve.  Kjo si nga investimet nga argjinatura, por edhe disiplinimi i kaskadës së Drinit, e cila është rregullatorja e nivelit të ujit në gjithë zonën Lezhë Shkodër.

Fieri – Gjanica, një degë e Semanit e ka përmbytur Fierin çdo vit. Në këto ditë, edhe pse në Fier ka pasur reshje të dentura, qyteti nuk është prekur, pasi u kryen pas 2015-s investime në argjinatura dhe kolektorë. Këtë herë mbajtën. Një tjetër burim përmbytjeje është Vjosa, e cila e “çon inatin” pas Levanit, në zonën e Darzezës. Ajo zonë është përmbytur sërish dhe argjinaturat nuk kanë mbajtur.

Vlorë – E njëjta gjë mund të thuhet për zonën e Novoselës në Vlorë dhe fshatrat pranë urës së Mifolit. Ata janë pjesa që vuan më shumë nga përmbytjet, kryesisht shtëpitë e reja të ndërtuar pas viteve ‘90 pranë shtratit të Vjosës tekanjoze. Në vitin 2015 kjo zonë pësoi dëme katastrofike, dhe pak më pak kësaj radhe. Ndërsa qyteti, edhe ai përmbytet sa herë, por që zgjat pak, ndodhta një ditë, dhe arsyet janë ato, zënia e kolektorëve nga ndërtimet.

Tirana – Kryeqyteti si pasojë e ndërtimeve pa leje dhe zënies së kolektorëve përmbytej në zona të tëra. Pas vitit 2001, me prishjen e ndërtimeve mbi Lanë kolektorët u liruan por kanalet e shkarkimit gjithsesi nuk mjaftonin për Tiranën që u katërfishua. Zona të tëra si Don Bosko, ajo e Stacionit të Trenit, pjesa e Dispanserisë dhe Alliasit, që ishin në pendencë të rrugës kryesore dhe pranë Bregut të Lumit, përmbyteshin dhe qëndronin kënetë prej kohësh. Erion Veliaj, pas vitit 2015 rindërtoi kanalizimet në rrugën e Elbasanit, në Don Bosko dhe Tregun e Madh të Medresesë. Këto investime e shpërblyen pasi Tirana nuk u përmbyt. Kësaj here e pësoi Kamza.

Durrësi – Një nga qytetet që përmbyteshin çdo vit ishte edhe Durrësi, që si pasojë e ndërtimeve dhe rritjes së madhe të qytetit kishte prishur kapacitetet kulluese të komunizmit. Këto ditë të motit të keq, Durrësi nuk pati përmbytje masive. Ka gjasa që kjo situatë të jetë pasojë e investimeve në kanalizime dhe hapjen e kolektorëve.

Gjirokastra – Konsiderohet “Shkodra” e jugut. Përmbytjet e atyshme janë llahtara vetë. Bëhet fjalë për zonën e poshtme, atë që ndryshe quhet “Lagja 18 shtatori”, si dhe kur del Drinoja nga shtrati ku efektin më të madh në Virua.  Ujrat që zbresin furishëm nga Mali i Thatë, e shndërrojnë në lum e det bashkë, pjesën e rrafshët të qytetit.

Fushë Kruja – Bëhet fjalë për një zonë të Kurbinit gjithnjë problematike, ku në krye qëndron Fushë Kruja me rrethina. Aty bashkëjetohet me përmbytjet, ku ca lumenj në nivel përronjsh që kalojnë atypari, në të parin shi me furi fryhen e dalin nga shtrati egërsisht.

Qytetet pa lajme përmbytjesh:

Ndër qytetet e mëdha pa lajme përmbytjesh, renditen Korça, për të cilën thuhet se në periudhën “Peleshi” janë bërë investime të fuqishme në kolektorë e kanale kulluese, edhe pse qyteti ndodhet në fushë; Elbasani gjithashtu, si dhe Lushnja. Ndërsa Berati nuk gjen derman nga Osumi, ndonëse jo gjithnjë është lajm përmbytjesh. /tesheshi.com/

Related Posts

Vatikani si “mal me para”
Sociale & Shoqëri

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda
Kryesore

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Next Post
Arratiset deputeti i Gruevskit, policia e shpall në kërkim për dhunën e 27 prillit

Arratiset deputeti i Gruevskit, policia e shpall në kërkim për dhunën e 27 prillit

“I krishteri” që bën jetë të lumtur bashkëshortore…me 5 gra!

“I krishteri” që bën jetë të lumtur bashkëshortore...me 5 gra!

“Fshatarët gallatë duan”, Rama si Tirka në Berat

“Fshatarët gallatë duan”, Rama si Tirka në Berat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni