Prokurorët dhe gjyqtarët, përgjithësisht, kanë befasuar me pasuritë e tyre të deklaruara. Tashmë ato do kalojnë në sitën e vettingut, ku secilit prej tyre do t´I duhettë provojë lidhshmërinë e pasurisë që zotëron, qofshin prona të luajtshme apo të paluajtshme.
Hipotekat kanë nisur proçesin e kontrollit mbi 700 prokurorë dhe gjyqtarë, në tërësi rreth 2000 dosje duke përfshirë këtu edhe të afërm dhe familjarë të tyre.
Kjo për faktin se në jo pak raste njerëzit e drejtësisë deklarojnë dhurime të pronave nga të afërmit apo shkrushqia.
Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, në deklaratën fillestare të pasurisë, deklaron se daja i ka dhuruar një tokë bujqësore, me sipërfaqe 2000 m2, në fshatin Mjull-Bathore të Tiranës.
Mbi këtë tokë, prokurori Fusha ka ndërtuar një godinë, projektuar për hotel, me sipërfaqe ndërtimi 1117.3 m2.
Fillimisht, kati i parë i godinës ka funksionuar si bar-restorant. Në deklaratën e pasurisë, Fusha thotë se paratë për ndërtimin e godinës i ka dhënë babai dhe motra, konkretisht me 11 500 000 lekë ka kontribuar babai dhe me 6 000 000 lekë ka kontribuar motra.
Pra, prokurorit i ka dhënë babai dhe motra 157 mijë USD. Vlera e godinës është 34 500 000 lekë ose rreth 300 mijë USD. Për të mbuluar tërësisht koston e ndërtimit, Fusha thotë se ka marrë një kredi 13 600 000 lekë si dhe ka shitur një tokë bujqësore me sipërfaqe 3600 m2. Disa vite më vonë, pikërisht në vitin 2007, prokurori Fusha deklaron se ka shtuar vlerën e godinës me një pishinë dhe ambiente ndihmëse në objektin bar-restorant, ku investimi shtesë është 25 000 000 lekë, shkruan shqiptarja.com.
Për shtimin e ambienteve ndihmëse, kreu i Prokurorisë së Tiranës deklaron se ka marrë një kredi me vlerë 235 mijë euro me interes 8 për qind. Ndërkaq, në vitet 2003-2006, bashkëshortja e Petrit Fushës deklaron fitime nga bar-restoranti në shumat 4 100 000 lekë, 4 900 000 lekë, 5 000 000 lekë dhe 4 900 000 lekë. Në vitin 2007 dhe në vazhdim, zonja e ka dhënë restorantin me qira, me 50-60 mijë euro në vit. Për 10 vite, 2007-2017, çifti ka fituar mbi 500 mijë euro vetëm nga qiraja e restorantit.
Gjatë vitit 2007, Fusha thotë se daja i ka falur një tjetër pasuri të paluajtshme, konkretisht i ka dhuruar 2050 m2 tokë arë. Më 02.07.2015, ai thotë se prindërit i kanë dhuruar tokë arë me sipërfaqe 1750 m2 në Tiranë, me vlerë 600 000 lekë. Po sipas deklaratës fillestare të pasurisë, Fusha rezulton pronar i një tjetër toke bujqësore me sipërfaqe 700 m2, me vlerë 1 000 000 lekë asokohe si dhe pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 115 m2.
Kreu i prokurorisë së Korçës
Kreu i komanduar i Prokurorisë së Korçës, Kolë Hysenaj, gjatë vitit 2016, ka blerë dy pasuri të paluajtshme në Korçë. Ai ka blerë truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 316 m2, me vlerë 100 mijë euro si dhe një tjetër truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 50 m2, në Korçë, me vlerë 25 mijë. Prokurori referon si burim të ardhurash kursime nga paga, të ardhura nga biznesi në vite, shitblerje të deklaruara në vite dhe kursime të depozituara në bankë. Referuar deklaratave të mëparshme të pasurisë, nga viti 2003 dhe në vijim, prokurori Hysenaj rezulton se ka në pronësi një apartament banimi me sipërfaqe 98 m2 dhe i një garazh, blerë, sipas tij, me të ardhura familjare dhe hua marrë të afërmve.
Në 2008 ka blerë 1000 m2 tokë në Mullet, Tiranë, me vlerë 390 000 lekë, në vitin 2010 ka shkëmbyer apartamentin me sipërfaqe 98 m2 me një apartament me sipërfaqe 120 m2, në të njëjtën godinë. Në 2011, ka blerë 2000 m2 tokë në Bërxull, Tiranë, më vlerë 11 270 000 lekë. Po gjatë vitit 2011, ka ndërtuar një shtëpi njëkatëshe me sipërfaqe 270 m2, në Petrelë.
Ndërsa prokurorja e Elbasanit, Erida Lamka, deklaron në emër të bashkëshortit, dy apartamente 63 mijë euro dhe 54 mijë euro, dyqan, garazh dhe shtëpi banimi me vlerë 82 mijë euro, pesë sipërfaqe toke dhe dy sipërfaqe me pemtore. Ndërsa Elfrida Bregova, prokurore në Tiranë, gjatë vitit 2016, për të blerë një shtëpi banimi, thotë se ka marrë një kredi 20 mijë euro si dhe u ka marrë tre shtesave hua pa interes shumat 50 mijë euro, 3 000 000 lekë dhe 1 200 000 lekë.
Pasuria e disa prokurorëve në disa vite kalendarike
Pasuria fillestare e kreut të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha
-Pronar me 100% i një toke bujqësore, dhuruar nga daja dhe kthyer në truall me sipërfaqe 2000 m2 në fshatin Mjull-Bathore. Mbi truallin është ndërtuar një godinë trekatëshe e hipotekuar me sipërfaqe. 1117.3 m2, projektuar për hotel, por funksional në momentin e deklarimit vetëm kati i parë si bar-restorant.
Vlera e truallit është 8 000 000 lekë dhe vlera e ndërtesës është 34 500 000 lekë. Për ndërtimin e godinës në bazë të një aktmarrëveshje nënshkruar më 18.09.2000 kanë kontribuar dy persona të tjerë (lidhje familjare babai dhe motra), përkatësisht nga 11 500 000 lekë dhe 6 000 000 lekë. Burimi i investimit për zotin Fusha është vlera e përfituar më herët nga shitja e një toke bujqësore me sip. 3600 m2 dhe vlera 13 600 000 lekë nga kredi bankare.
-Pronar me 100% i një toke bujqësore me sipërfaqe 700 m2, 1 000 000 lekë, përfituar nga ligji për tokën.
-Pronar i një apartament banimi me sipërfaqe. 115 m2, i pahipotekuar, blerë sipas kontratës së sipërmarrjes me të ardhura nga shitja e banesës përfituar me privatizim dhe me të ardhura nga paga. Për këtë apartament 12 000 dollarë janë pa paguar.
-Bashkëshortja, kredi bankare me principal 13 600 000 lekë për ndërtimin dhe pajisjet e bar-restorantit.
Pasuri në vitet e mëvonshme
Subjekti në vitin 2007, deklaron se ka shtuar vlerën e hotelit me një pishinë dhe ambiente ndihmëse në objektin bar-restorant, investimi shtesë 25 000 000 lekë.
Subjekti deklaron se ka shtuar pasurinë po në vitin 2007 duke përfituar tokë arë 2050m2 me akt dhurimi nga persona të familjes daja.
Në vitin 2012 subjekti ka Hipotekuar apartamentin e deklaruar më parë si pronë e fituar me kontratë sipërmarrje. Po në 2012 apartamenti është rivlerësuar pranë ZQRPP në vlerën 12 868 800 lekë.
Shitur në vitin 2013 tokë are me sipërfaqe 300 m2, vlera e shitjes 2 000 000 lekë.
Shkëmbyer sipas kontratës së datës 16.09.2015 apartament banimit deklaruar në vitin 2006 dhe rivlerësuar në vitin 2012 me një apartament tjetër, pjesë e regjimit martesor.
Blerë më 25.02.2015 vreshtë me sipërfaqe. 800 m2 në Tiranë, me të ardhura nga paga, 400 000 lekë.
Blerë më 30.01.2015 arë me sipërfaqe. 1390 m2 në Tiranë, me të ardhura nga paga, 600 000 lekë.
Shitur më 09.03.2015 arë me sipërfaqe 200 m2, 950 000 lekë.
Shitur më 09.03.2015 arë me sipërfaqe 200 m2, 950 000 lekë.
Viti 2003, bashkëshortja të ardhura nga bar-restoranti, 4 100 000 lekë.
Viti 2004, bashkëshortja të ardhura nga bar-restoranti, 4 900 000 lekë.
Viti 2005, bashkëshortja të ardhura nga bar-restoranti, 5 000 000 lekë.
Viti 2006, bashkëshortja të ardhura nga bar-restoranti, 4 900 000 lekë.
Viti 2007, bashkëshortja të ardhura paradhënie qiraje e bar-restoranti, 50 mijë euro.
Viti 2008, të ardhura nga qira bar-restoranti, 60 mijë euro.
Viti 2009, të ardhura nga qira bar-restoranti, 60 mijë euro.
Viti 2010, të ardhura nga qira bar-restoranti, 60 mijë euro.
Viti 2011, të ardhura nga qira bar-restoranti, 60 mijë euro.
Viti 2012, të ardhura nga qira bar-restoranti, 54 mijë euro.
Viti 2013, të ardhura nga qira bar-restoranti, 54 mijë euro.
Viti 2014, të ardhura nga qira bar-restoranti, 54 mijë euro.
Viti 2015, të ardhura nga qira bar-restoranti, 54 mijë euro.
Viti 2005, gjendje në llogari bankare, 20 mijë euro.
Viti 2010, gjendje e kursimeve, shtuar me 4 000 euro.
Viti 2013, gjendje kursime kesh, shtuar me 3 700 000 lekë.
Viti 2014, gjendje kursime kesh, shtuar me 10 mijë euro.
Viti 2015, gjendje kursime kesh, shtuar me 11 000 euro.
Pasuria e kreut të Prokurorisë së Korçës, Kolë Hysenaj
Pasuria për vitin 2016
Pasuri e paluajtshme truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 316 m2, në Korçë, blerë në 13.07.2016, me vlerë 100 mijë euro, me kursime nga paga, të ardhura të biznesi në vite etj.
Pasuri e paluajtshme truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 50 m2, në Korçë, me vlerë 25 mijë euro, blerë me kursime nga paga, të ardhura nga biznesi në vite, shitblerje të deklaruara në vite dhe kursime të depozituara në bankë.
Shitur makina me vlerë 5 mijë euro.
Shkëmbim makinash, një SMART me një makinë BENZ.
Të ardhura nga paga si prokuror dhe paga e bashkëshortes pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit, 4 179 130 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti bar-kafe, në Tiranë, 312 561 lekë.
Kursyes gjatë vitit 2016, 10 mijë euro, shuma është depozituar në bankë.
Kredi 4 098 979 lekë, detyrimi i mbetur 3 793 015 lekë.
Pasuri në vite të mëparshme
Pronar me 100% i një apartament banimi me sipërfaqe 98 m2 dhe i një garazhi, 1 990 000 lekë, blerë me të ardhura familjare dhe hua marrë të afërmve, përkatësisht 1 600 000 lekë.
Në vitin 2008 deklarohet shtesë pasurie duke blerë tokë me sipërfaqe 1000 m2 në Mullet, Tiranë, 390 000 lekë.
Në vitin 2010 deklarohet shtesë pasurie për shkak të shkëmbimit të apartamentit të banimi me sipërfaqe 98 m2 me një apartament banimi me sipërfaqe 120 m2, në të njëjtin godinë, dhe regjistruar në ZVRRP Tiranë më 28.09.2010.
Në vitin 2011 shtohet pasuria pasi ka Blerë tokë me sipërfaqe 2000 m2 në Bërxull, Tiranë, 11 270 000 lekë. Burimi të ardhura ndër vite dhe një kredi
Përfunduar në vitin 2011 ndërtimi i një shtëpie një katërshe me sipërfaqe 270 m2 në Petrelë, me leje ndërtimi në vitin 2008 dhe e paregjistruar në ZRPP Tiranë.
Në vitin 2012 deklarohet pakësim pasurie të patundshme për shkak të shitjes së tokës me sipërfaqe 1000 m2 dhe shtëpisë së ndërtuar në të me sipërfaqe 270 m2 në Petrelë, vlera 14 170 000 lekë.
Blerë më 14.07.2008 veturë, 500 000 lekë.
Shitur më 19.07.2010 veturë, 22 000 euro.
Shitur më 01.07.2013 veturë 1 410 000 lekë.
Blerë në vitin 2014 veturë, 14 000 euro.
Shitur në vitin 2014 veturë, 8500 euro.
Blerë më 05.02.2014 veturë, 7 000 euro.
Shitur më 26.11.2015 veturë, 15 000 euro.
Blerë më 12.02.2015 veturë, 15 000 euro.
Blerë më 27.10.2015 veturë, 3 855 euro.
Erida Lamka, prokurore në Elbasan
Blerje automjeti 2 milionë lekë, në emër të bashkëshortit
Apartament në shumën 63 mijë e 800 euro, në emër të bashkëshortit
Apartament 77.7 m2 në shumën 54 mijë e 390 euro, në emër të bashkëshortit
Dyqan, garazh dhe shtëpi banimi me vlerë 82 mijë euro, në emër të bashkëshortit
Tokë arë me sipërfaqe 2 mijë e 812 m2, në emër të bashkëshortit
Tokë arë me sipërfaqe 78 m2, në emër të bashkëshortit
Pemëtore me sipërfaqe 625 m2, në emër të bashkëshortit
Pemëtore me sipërfaqe 1200 m2, në emër të bashkëshortit
Tokë arë më sipërfaqe 2154 m2, në emër të bashkëshortit
Tokë arë me sipërfaqe 2316 m2, në emër të bashkëshortit
Tokë arë 440 m2, në emër të bashkëshortit
Tokë arë 446.7 m2, në emër të bashkëshortit
Elfrida Bregova, prokurore në Tiranë
Kredi bankare 20 mijë euro, për blerje shtëpie banimi, me fat për 20 vjet, me interes 5.5 %.
Huamarrje shtetasit… në vlerën 50 mijë euro, me afat shlyerje për 10 vjet, pa interes, për blerjen e një shtëpie banimi.
Huamarrje shtetasit… në vlerën 3 000 000 lekë, me afat shlyerje për 15 vjet, pa interes, për blerjen e një shtëpie banimi.
Huamarrje shtetasit… në vlerën 1 200 000 lekë, me afat shlyerje për 10 vjet, pa interes, për blerjen e një shtëpie banimi.
Pasuria e kreut të Prokurorisë së Lushnjes, Çlirim Shahini ndër vite
Trashëguar nga babai ¼ e një objekti 5-katësh me sipërfaqe 314 m2, privatizuar në vitin 1995.
Deklaron në vitin 2013 se zotëron truall dhe ndërtesë me sip. 300 m2, pjesa takuese 50%.
Deklaron në vitin 2013 se zotëron tokë arë me sip. 805 m2, pjesa takuese 50%.
Deklaron në vitin 2013 se zotëron tokë arë me sip. 1007 m2, pjesa takuese 50%.
Deklaron në vitin 2013 se zotëron tokë arë me sip. 977 m2, pjesa takuese 50%.
Deklaron në vitin 2013 se zotëron tokë arë me sip. 3500 m2, pjesa takuese 50%.
Deklaron në vitin 2013 se zotëron tokë arë me sip. 500 m2, pjesa takuese 50%.
Pronar i një ndërtese 2-katëshe plus papafingo ndërtuar në vitin 2014, vlera totale investuar për ndërtimin e saj është 10 520 324 lekë.
Blerë në vitin 2010 veturë, 500 000 lekë.
Blerë në vitin 2014 veturë tip Mercedes Benz, 3 000 euro, me mjete monetare përftuar nga shitje veture tip Mercedes Benz në emër të bashkëshortes.
Pasuria e Petrit Çanos, Prokuroria e Krujës
Pronar i një apartament banimi 2+1 me sipërfaqe 66 m2, përfituar me privatizim, 1 350 000 lekë shtuar në vitin 2006 për 5 500 000 lekë .
Shtesë pasurie në vitin 2011, apartament banimi me sipërfaqe 102.6 m2, 7 500 000 lekë.
Shtesë pasurie në vitin 2014, blerë vajzës apartament banimi me sipërfaqe 63 m2, 53 000 euro. /tesheshi.com/