Shkopinjtë për të bërë selfie janë shndërruar tashmë në objekte normale të përdorimit të përditshëm për të gjithë ata që kanë dëshirë të përjetësojnë çdo situatë në çdo rast. Mirëpo, nuk mund të themi se janë dhe estetikisht të bukur.
Ka edhe nga ata që shpesh ndihen në siklet e ju vjen turp, siç është një i ri, i cili në rrjet quhet Mansun. Djaloshi, duke iu dukur për të qeshur dhe shumë turpëruese përdorimi i selfie stickut, mendoi të zgjidhë këtë problem duke krijuar krahët gjigantë për të bërë selfie.
Vështirë të besohet se këto krahë të çuditshme janë më pak qesharake sesa shkopi për auto-fotografimet, por, megjithatë, ai është shumë krenar. Mansun ka krijuar sajtin e tij ku shpjegon se si mund të realizohet kjo protezë false.
Këto krahë nuk janë gjë tjetër veçse selfie stick normale të fshehura pas mëngëve të gjata me një dorë në fund, e cila komandon smartfonin. Po juve, a ju duket interesante si ide? /tesheshi.com/