Ngjan si ironike që ndërsa në vendin e saj femrat deri dje e kanë patur në ndaluar që të jenë në timon, si drejtuese automjetesh, ajo, Aseel Al-Hamad ka mundur të kapërcejë çdo barrierë dhe të mbërrije atje ku dhe shumë meshkuj të dhënë pas shpejtësië do e kishin ëndërr: Formula Uno.
Por që ja arabo-sauditja simpatik e ka përmbushur ëndrrën e saj duke i dhënë gaz makinës në pistat e shpejtësisë të gërës me të famshme në botë.
Në Grand Prix francez, ditë më parë, Aseel Al-Hamad u ul në timon si pilote duke drejtuar Lotus Renault. Këtë automjet më parë e ka drejtuar finlandezi Kimmi Raikkonen, kur fitoi Çmimin e Madh në Abu Dhabi në vitin 2012.
“Unë e dua këtë garë që nga fëmijëria. E çoja nëpër ëndrra Formula Uno-n dhe mendoja se ishte e pamundur”, tha Al Hamad në një deklaratë të lëshuar nga Renault.
Al-Hamadi është njëherësh anëtarja i parë femër i Federatës Saudite të Automobilzimit. /tesheshi.com/