Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njihuni me Annelise Strazimiri, e ëma e Gentit: fati i një bije gjermankeje

by te Sheshi
07/08/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Njihuni me Annelise Strazimiri, e ëma e Gentit: fati i një bije gjermankeje

Ai njihet si ndër deputetët me polemist, sigurisht dhe më anti-komunist, ndonëse si demokrat kurrë nuk ka shkëlqyer në performancën e një politikani që ndër deje ka dhe gjak austriak. Dhe jo dosido, por të fisëm. Origjina nga e ëma, e bën Gent Strazimirin e një prej figurave aspak të ngjashme me kolegë të tij, në të djathtë e në të majtë.

Ai është i biri një gruaje me baba kosovar e nënë austriake, ardhur nga një martesë me fillesa romaneske, pasqyruar te një prej punëve gazetareske më cilësore të viteve të fundit, në librin “Çadra e Kuqe”, me autor Fatos Baxhakun. Aty, janë të gjitha historitë e atyre grave shqiptare që u martuan me të huaj apo anasjelltas, se si shkoi fati i tyre nën komunizëm. Dhe në një prej tyre është dhe historia e Annelise Strazimirit, nënës së Gentit.

Rrëfimi i saj në libër:

“Nëna dhe babai janë njohur rastësisht në Vjenë. Babai po kalonte në rrugë, ndërsa nëna po shkonte te mjeku i saj hebre. Babait i ka pëlqyer që në shikim të parë. Të nesërmen e ka pritur sërish para studios së doktorit dhe ka sajuar një pyetje që në fakt duket krejt e kotë: Ju banoni këtu? Nëna ka vënë buzën në gaz. Me këtë buzëqeshje ka nisur historia jonë. Njeriu që rrëfen është një zonjë e hijshme ka lindur në Vjenë në janar 1939”.

Quhet Annelisë Strazimiri dhe është bija e Daniel Rodiqit nga Janjeva e Kosovës dhe Marianne Grimm-it nga Vjena. Daniel Rodiqi lindi më 1901 në një familje me tradita të forta juridike. I ati, Dragotin, ishte i pari që përdori gjuhën shqipe në proceset gjyqësore. Fare i vogël dërgohet në Shkodër për të nisur shkollimin në Kolegjin Saverian. Ishte vetëm 10 vjeç kur familja e dërgon në Vjenë. Këtu kreu filloren, të mesmen dhe universitetin për ekonomi. Më 1933 martohet me Marianne Grimm-in dhe vendos të shpërngulet në Shqipëri. Ka punuar kryesisht si financier i ushtrisë shqiptare deri më 1944. Pas dy vjetësh pa punë punoi deri më 1950  si nëpunës në Ministrinë e Tregtisë. Pas kësaj, deri më 1961 ishte përkthyes në Institutin e Historisë në Tiranë. Mbylli sytë më 1985. Annelisë Strazimiri jeton në një apartament te Shallvaret në Tiranë së bashku me të birin Genti, deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Nga martesa e saj me Hysen Strazimirin ka dy fëmijë, Gentin dhe Helgën. Ajo e tregon krejt thjeshtë historinë e familjes së saj.

“Pasi ishte e dashuruar me im atë, nëna ka vendosur t’u thotë prindërve të saj. ‘Ëas? Albaner, oder Albiner?’, e ka pyetur i ati duke kujtuar se mos është lidhur me një nga ata me flokë krejt të bardhë. Pastaj i ka treguar një njollë të vogël në hartë duke drejtuar gishtin: Ja! Këtu do të shkosh. Megjithatë, gjyshi ka pyetur në konsullatën shqiptarë në Vjenë ku i kanë folur shumë mirë për tim atë Danielin. Vetëm atëherë e ka dhënë pëlqimin. Më 1936 lindi im vëlla Pjetri, dhe tre vjet më vonë unë. Të dy kemi lindur në Vjenë. Babai asokohe kishte pagë të mirë dhe nëna shkonte dy-tre herë në vit në Austri. Në fillim kemi jetuar mirë. Kishim një shtëpi të madhe dhe një guvernante austriake. Por pas 1945 jeta na u vështirësua së tepërmi. Ndonëse patëm fat pasi babën nuk na e futën në burg si shumë të tjerë, jeta na u vështirësua pa masë. Kemi ndërruar shumë shtëpi. Më 1947 na futën në një shtëpi ku jetonin bashkërisht dhe pesë familje të tjera. Ne ishim në katin e sipërm dhe nuk kishim banjë. Na duhet të zbrisnim deri në katin përdhes. Nga ajo kohë më ka mbetur në kujtesë kovat që ngjisnim deri lart. Ishte bërë si rregull që kish ngjitej lart të sillte dhe një kovë me ujë. Ishin kohë urie. Babai merrte vetëm 400 gramë bukë për të gjithë shtëpinë. Gjyshi nisi të në dërgonte dollar nga Vjena, por ato na i jepnin vetëm në formë tollonash ushqimorë. Nëna nisi të shiste pak nga pak gjithçka me vlerë që kishte sjellë nga Vjena kur u martua. Sidomos në kohën kur këtu ishin specialistët rusë, ata gllabëronin çdo gjë, tapete, shandanë, servise kuzhinë, çdo gjë. Megjithatë nëna kurrë nuk u ankua. Me thoshte gjithnjë se e rëndësishme ishte që ishim bashkë të katërt, të tjerat…Ky qëndrim nuk i ndryshoi derisa vdiq në moshën 67-vjeçare. I mbylli sytë duke thënë: ‘Lizi, po shkoj e lumtur’. Kështu që me gjithë telashet që kemi pasur, kemi bërë një fëmijëri të mbarë. Ishte nëna ajo që e bënte të tillë”.

Annelise pushon një copë herë me vështrimin e ngulitur te fotot e vjetra. I duhet ca mund për t’u rikthyer pas në kohë. Pastaj vazhdon me hijeshinë që nuk i ndahet: “Mandej erdhi rinia. Edhe kjo kishte telashet e veta. Mua nuk ma nxorrën shkollën e lartë. Preteksi dihej. Isha vajza e ‘gjermankës’. Kështu që pasi mbarrova shkollën e mesme punova si llogaritare në nja tre ndërmarrje. Njëherë më thirrën në Sigurim e më thanë që të bëhesha informatore e tyre. Sipas tyre unë, duke qenë e hedhur, liberale, veshesha bukur, isha njeriu ideal për të spiunuar. Sigurisht që nuk pranova, por kisha shumë frikë se mos më hiqnin nga puna, në mos më burgosnin fare. Fatmirësisht nuk më ndodhi asgjë…

Këto telashe me shkollën arritën deri te djali im, që kërkoi të studionte për jurist. Mezi e pranuan, sepse sajonin lloj-lloj gjërash.

…Nëna nuk punoi kurrë, madje as shqipen nuk e mësoi. Te ne flitej gjermanisht”. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Sputnik zbulon skenaret: teza e ndarjes së Kosovës drejt një pakti Trump-Putin

Sputnik zbulon skenaret: teza e ndarjes së Kosovës drejt një pakti Trump-Putin

Media turke: njihuni me heronj muslimanë që shpëtuan hebrenj nga terrori nazist

Media turke: njihuni me heronj muslimanë që shpëtuan hebrenj nga terrori nazist

Sondazhi në Maqedoni: “Po”-ja ose “Jo”-ja në referendumin e pritshëm, vendos vota shqiptare

Sondazhi në Maqedoni: “Po”-ja ose "Jo"-ja në referendumin e pritshëm, vendos vota shqiptare

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni