Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njihuni me Manushaqen, dibranen që u bë e para gjenerale e Shqipërisë

by te Sheshi
16/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Njihuni me Manushaqen, dibranen që u bë e para gjenerale e Shqipërisë

Nëse Mimi Kodhelin do ta pyesin nesër se ç’bëre si ministre Mbrojtjeje, një gjë ajo do ta thotë: isha e para grua që kam firmosur të parën grua gjenerale në historinë 107-vjeçare të shtetit shqiptar.

Në fakt Mimi sa e ka propozuar, sepse për ta firmosur, autorësinë e ka me vulë e firmë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Po kush është gruaja që theu “tabunë” e profesionit burrëror të kazermave, kambaleve, qaforeve, pecave; e padyshim armws nw thep-shtjekwz pwr objektivin-gjoks?

Ajo është një nënë e dy fëmijëve, një grua 50-vjeçare nga Dibra që ka një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura në Shqipëri.

Quhet Manushaqe Shehu dhe vjen nga një përvojë ushtarake në disa qytete të Shqipërisë, ku ka punuar edhe si pasojë e lëvizjes së të shoqit, një oficer policie karriere-sot një politikan, përkatësisht Sali Shehut, që është një nga drejtuesit e FRD-së së Bamir Topit.

Manushaqe Shehu është një nga ushtaraket që është arsimuar për Këmbësori, disiplinën bazike ku mbruhen liderët ushtarakë dhe ka punuar kryesisht me logjistikën, një fushë e domosdoshme për çdo ushtri në botë.

Në një nga ushtritë më të fuqishme në histori, siç ishte ushtria osmane, Kryeveqiharxhi ishte krahu i djathtë i kryekomandantit. Po ashtu në ushtrinë e Romës së Lashtë, e cila kishte si detyrë t’i sillte Republikës grurw dhe furnizime.

Dhe general-brigade, Manushaqe Shehu, e ka nisur karrierën pikërisht si shefe logjistike e Divizionit të Peshkopisë, në vitin 1984, në kohën kur aty ishte regjimenti më i rëndësishëm në verilindje.

Pas disa vitesh, merr edhe diplomën e dytë përveç asaj të oficeres, përkatësisht diplomën e juristes.

Me ardhjen në Tiranë, ushtarakja e cila vjen nga një familje e njohur dibrane, punon me ekipin e Pentagonit në ministrinë e Mbrojtjes.

Jo thjesht se ishte njohëse perfekte e anglishtes, por se drejtoi një projekt për reformimin e lëvizjes dhe dislokimit në terren të Forcave të Armatosura për t’u bërë të gatshme për hyrjen në NATO.

Me një fjalë nga ushtria me shumë pika, në ushtri kazerme, por që duhet të jetë operative dhe më e zhdërvjellët.

Pasi kryen edhe specializimin në Shkollën e Stabit të Përgjithshëm, Manushaqe Shehu ngriti shkallët e hierarkisë si eprore dalëngadalë. Gradohet majore që gjithashtu ishte një risi e më pas merr gradën e N/kolonelit.

Zyrtarisht hyn në elitën ushtarake që për të shkuar më lart quhet dhe duhet “vullnet politik”.

Në mandatin e Bamir Topit si President Republike, nënkolonele Shehu shërben si Këshilltare e Sigurisë Kombëtare.

Por rrugën e dijes dhe formimit ushtarak e vazhdin edhe me Kolegjin Rajonal si dhe Materin Shkencor për Sigurinë Kombëtare.

Pikërisht në vitin 2010 ministri i Mbrojtjes i asaj kohe, Arben Imami, i akordon gradën Kolonel.

Tani ecja më tej i takonte kreut të shtetit. Shtabi i Përgjithshëm e dërgon kolonele Shehun në disa stërvitje në NATO, ku ajo e zbaton të gjithë atë përgatitje teorike në praktikë dhe i bind “burrat e fortë” me uniformë se kjo grua nuk ka asgjë më pak se ata.

Kreu i Forcave të Amratosura i Ushtrisë e emëron në 2012 si drejtoreshë e Shtabit të Përgjithshëm; me një fjalë si kryeorganizatore dhe menaxhuese e gjithçkaje në komandën e lartë të ushtrisë.

Por nga nëntori i këtij viti, Manushaqja u emërua nga ministrja Kodheli si komandante e Akademisë së Nënoficerëve, pra shkollës ku përgatiten ushtarët profesionistë shqiptarë që shkojnë me misione.

Edhe në këtë detyrë ajo regjistroi një rekord, deri në ditën e sotme, kur bëri historinë në shtetin shqiptar, u bë e para grua gjenerale.

Realisht është edhe e para grua në një hierarki të lartë shtetërore që përfaqësojnë gjeneralët, të cilët numërohen me gishtat e dorës. Tani ajo mund të komandojë regjimente të mëdha burrash e të japë urdhëra për të sulmuar, mbojtur apo edhe shpallur armëpushimin.

Në Kosovë këtë rekord e theu Atifete Jahjaga, këtu tek ne Manushaqe Shehu.

/tesheshi.com/

Related Posts

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian
Politikë

Debat mbi Izraelin dhe Gazën në Parlamentin Evropian

09/07/2025
Next Post
Bojkotuan kombëtaren, FSHF letër “Tifozëve Kuq e Zi”: Mos na braktisni!

AuthaGraph është harta më e detajuar dhe më e saktë në botë

Komisioni Zgjedhor në Maqedoni: Fushata nis në 21 nëntor, stop reklamave me pagesë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni