Çfarë mund të jetë më bukur dhe më pozitive sesa adoptimi i këtyre dy maceve fantastike? Lloji i tyre është Shaded Golden Persian, pra mace persiane dhe kanë ngjyrë piperi.
Veç këtyre, është ngjyra e syve ajo që i bën shumë të veçanta këto dy mace. Lili ishte macja e parë që u adoptua nga çifti dhe pas dy muajsh ata vendosën që të adoptonin edhe Evin, në mënyrë që Lili të mos rrinte vetëm.
Evi ëshë një mace persiane e artë me sy ngjyrë jeshile apo blu, në varësi të dritës. Megjithatë, motra e Lilit ka pasur përherë probleme me shëndetin. Ajo mezi ha, pra nuk e pranon ushqimin dhe sëmuret shpesh.
Pavarësisht gjithë problemeve, këto dy mace të mrekullueshme u falin pronarëve shumë lumturi dhe e ndjekin të zonjën e tyre kudo që shkon ajo./tesheshi.com/