Kirurgia më e vjetër në botë është ruse dhe këtë vit mbush 90-vjeçe. Deri më tani ajo ka marrë pjesë në rreth 10 mijë operacione e me sa duket nuk ka asnjë plan të tërhiqet nga kjo punë.
E quajnë Alla Ilyinichna Levushkina, është ende 89-vjeçe (këtë vit mbush 90) dhe ka kaluar plotë 68 vite me bisturi në dorë. Gruaja e moshuar kryen rreth katër ndërhyrje kirurgjikale në spitalin Ryazan, në periferi të Moskës.
E veçanta e të moshuarës është gjatësia e saj. Alla Ilyinichna Levushkina është vetëm 1 metër e 50 centimetra e gjatë, por kjo nuk e ka penguar të bëjë punën e saj./tesheshi.com/