Oimiakon, i ndodhur në lindje të Siberisë është zyrtarisht fshati më i ftohtë në botë.
Në këtë fshat temperatura mesatare e janarit është -50 gradë celsius, ndërsa më e ulëta e regjistruar ndonjëherë ka arritur në -67.7 gradë në vitin 1933.
Por siberianët janë mësuar më këto temperatura ekstreme dhe vazhdojnë jetën normalisht plot 500 banorë, të cilët të cilët punojnë në minierat e nikelit, bakrit dhe paladiumit./tesheshi.com/