Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njihuni me dy fuqitë e reja të futbollit europian: PSG dhe Mançester Siti

by te Sheshi
26/11/2017
in Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
Njihuni me dy fuqitë e reja të futbollit europian: PSG dhe Mançester Siti

Nga Bujar M. Hoxha

Futbolli është me cikle. Ngritjet dhe mbizotërimet e skuadrave të ndryshme kanë një kohë të caktuar, por asnjëherë nuk ndodh që lulëzimi i tyre të jetë i vazhdueshëm pambarimisht. Kjo vlen si për skuadrat kombëtare, ashtu dhe për ato të klubeve, në çdo kontinent qofshin.

Nëse Reali i Madridit ka dominuar në Europë në sezonet e fundit, me tre trofe në katër vite në Champions League, era e ndryshimit po ndihet fort.

Janë dy klube në dy kampionate të ndryshme ku po punohet prej vitesh për t’i ngjitur ato në majë. PSG-ja dhe Mançester Siti kanë shumë pika takimi mes tyre, por çfarë i bashkon plotësisht është objektivi final për të triumfuar në Champions League, në aktivitetin më me prestigj.

Puna për këtë objektiv ka nisur prej kohësh në të dy këto klube, por paraqitjet e jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni paralajmërojnë mbërritjen e momentit të tyre.

PSG-ja, skuadra e kryeqytetit francezështë në duar afaristësh nga Katari, të cilët kanë sjellë qëndrueshmëri ekonomike që prej vitit 2011, atëherë kur do të blinin fillimisht paketën kontrolluese të aksioneve. Qëndrueshmëri e reflektuar në rezultate, në katër kampionate kombëtare radhazi të fituara, nga 2012-ta në 2016-tën.

Te Mançester Siti, klubi anglez, pronësinë e zotëron një kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ADUG, Abu Dhabi United Group. “Qytetarët” e kanë fituar dy herë Premier Ligën në këtë dekadë, në sezonet 2011-2012 dhe 2013-2014.

Fitimi i trofeve në kampionatet e vendeve respektive nuk i ka kënaqur ambiciet e drejtuesve të këtyre klubeve, dhe, kësisoj, që nga sezoni i shkuar, si te PSG-ja, ashtu dhe te Mançester Siti, në rolin e trajnerit janë sjellë dy spanjollë.

Unai Emery dhe Pep Guardiola janë të dy në të njëjtën moshë, 46 vjeç, dhe kanë po ashtu që të dy një karrierë të suksesshme. I pari e ka udhëhequr Seviljen në tre triumfet e njëpasnjëshme në Ligën e Europës, ndërsa i dyti dihet fare mirë se ç’arriti të bënte te Barcelona, me sukseset në vijimësi me katalanasit, por edhe te Bajerni i Mynihut më tej.

Si Emery dhe Guardiola nuk e patën të lehtë sezonin e parë, në Ligën e Parë franceze dhe në Premier Ligë. Skuadra pariziene vuajti largimin e Ibrahimovic-it, ndërsa anglezët e Mançester Siti pësuan një rënie pas një nisjeje mjaft të mirë.

Në Champions League, dështimi qe në të njëjtën fazë për të dyja skuadrat, në një të gjashtëmbëdhjetat. PSG-ja do të fitonte 4-0 ndaj Barcelonës, për t’u mundur 6-1 në “Camp Nou”. Mançester Siti u eliminua nga Monako, me takimin e parë të fituar 5-3 dhe me të dytin të humbur 3-1.

Të furishme janë paraqitur të dy ekipet në këtë sezon, si në kampionatet vendore, ashtu dhe në Champions League. Marrja e Neymar-it dhe Mbappe-së, bashkëshoqëruar me formën e shkëlqyer të Cavani-t, e ka shndërruar në vrasës sulmin e PSG-së. Në vend të parë në Ligue 1, e shkëputur gjashtë pikë nga Monako, PSG-ja ka shënuar 43 gola në 13 javë, pa e njohur ende humbjen. Të ngjashme shifrat e Mançester Sitit nëPremier League. Asnjë humbje, e 40 gola të shënuar në 12 javë. Aguero, Gabriel Jesus, Sterling e Sane spikasin në sulm, thuajse aty-aty në realizime.

Dominim i plotë në të njëjtën kohë në grupet e Champions League-s. Rekord golash për PSG-në në grupin B; 24 të tillë, pesë fitore në pesë ndeshje, e veç një gol i pësuar! Kalimi në fazën tjetër as që vihet në diskutim. Siç nuk vihet për Mançester Sitin, me pesë fitore në pesë takimet e grupit F.

Në kampionatet respektive duket e vështirë që situata të përmbyset, e këto dy skuadra ta lënë kreun. Sa për Champions League-n, asnjë nga ekipet elitare të Europës, duke nisur nga Reali i Madridit, nuk është në pozita aq të forta, sido që gjërat mund të ndryshojnë shkurtin e vitit të ardhshëm, kur dhe rinis aktiviteti.

Unai Emery ka meritën se arriti ta administrojë mirë një çast krize egoizmi mes Cavani-t dhe Neymar-it, kur mes uruguajanit dhe brazilianit pati një përplasje për gjuajtjen e 11-metërshave, një çështje e lënë pas tani. Përndryshe, Guardiola ka arritur t’u ngulisë lojtarëve të Sitit filozofinë e tij të lojës, që e ka kthyer këtë skuadër në të pathyeshme.

Ujërat po rrjedhin në shtratin e tyre, si për njërin dhe për tjetrin, si për PSG-në dhe për Mançester Sitin. Deri në fund të sezonit mbetet ende shumë rrugë, por njëri prej spanjollëve ngjan i destinuar ta çojë skuadrën e tij në majën e futbollit europian këtë sezon. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli
Kryesore

Dhjete fraza rreth pushtetit dhe parave nga Niccolò Machiavelli

11/07/2025
Next Post
Votat nuk do numërohen, gëzimi i përjetuar nga dy vetëvendosës të trishtuar

Votat nuk do numërohen, gëzimi i përjetuar nga dy vetëvendosës të trishtuar

Superoperacioni: grekët kapin gomonen shqiptare me 2 ton hashash, 6 të arrestuar

Superoperacioni: grekët kapin gomonen shqiptare me 2 ton hashash, 6 të arrestuar

I pari restorant nënujor në Europë, i frikshëm dhe njëherazi i mahnitshëm

I pari restorant nënujor në Europë, i frikshëm dhe njëherazi i mahnitshëm

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni