Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njihuni me babain e Endrit, Fuga i panjohur i fizikës

by te Sheshi
11/10/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 8 mins read
A A
Njihuni me babain e Endrit, Fuga i panjohur i fizikës

Kush është Përparim Fuga,  babai i Endri Fugës dhe vëllai i madh i Artan Fugës dhe pse ka mbajtur profil larg mediave? 

Revista Mapo sjell një profil të një prej fizikantëve të parë të Institutit të Fizikës Bërthamore që punoi si inspektor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, pjese e OKB-së. 

Bëhet fjalë për Përparim Fugën,  babain e Endri Fugës (këshilltari kryesor i kryeministrit Edi Rama) dhe vëllai i madh i Artan Fugës, filozof dhe polemist në media. 

Larg protagonizmit ndryshe nga i vëllai dhe i biri, Fuga i madh, ka një jetë shumë interesante, që kur ishte fizikant në Shqipërinë komuniste dhe tentoi të ndërtonte një reaktor bërthamor eksperimental e deri tek puna si inspektor i OKB-së në vendet ku dyshohej se programet bërthamore përdoreshin për arsye ushtarake si Irani, Afrika e Jugut, etj.

Më poshtë pjesë nga artikulli:

Profesor Fuga sapo ka hedhur hapin e kohës në të 70-at e tij dhe prej dy viteve është shmangur nga pozicionet drejtuese në UET, për të shijuar vetëm mësimdhënien; është një rikthim me kohë të plotë tek profesioni i tij i parë i pedagogut dhe studiuesit, pas një përvojë krejt të ndryshme të punës si inspektor i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, agjensi kjo e specializuar e OKB-së , e njohur si një “ëatchdog” që siguron bashkësinë ndërkombëtare për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore dhe mospërhapjen e armëve bërthamore.

Gjatë periudhës së punës pranë IAEA-s, nga viti 2003 deri në 2010 i është dashur të udhëtojë në shumë vende të rruzullit tokësor, në mënyrë më të shpeshtë në vende si Afrika e Jugut, Republika Demokratike e Kongos, Irani, Algjeria, Siria, etj. , ku realizimi i misionit përtej aspekteve profesionale kërkonte edhe rrugëtimin në mes të xhunglës, ose edhe përballje me kërcënime për jetën (në një rast në Afrikën e Jugut).

Fuga ne Kongo

Megjithëse kjo periudhë e karrierës së tij është më pikantja, pasi organizata për të cilën punoi në vitin 2005 u nderua me çmimin Nobel për Paqen për “përpjekjet e saj në parandalimin e përdorimit të energjisë bërthamore për qëllime ushtarake”, Fuga  dëshiron ta ndajë karrierën e tij në katër faza; studimet dhe puna para viteve ’90 për aplikimin e arritjeve të fizikës bërthamore në vend pranë Institutit të Fizikës Bërthamore; veprimtaria studimore  e organizuese pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; puna si inspektor pranëIAEA-s, dhe më tej angazhimi si profesor në UET ku lekton çështjet e sigurisë.
Përpjekja për ndërtimin e reaktorit bërthamor

Kur Lufta e Ftohtë po shënonte pikën më të nxehtë të saj, që rrezikonte një përplasje bërthamore mes Rusisë e SHBA-së në vitet ’60, në Tiranë sistemi komunist po hapte degën e Fizikës Bërthamore, një degë e re që i përgjigjej zhvillimeve të kohës. Përparim Fuga, një i ri i apasionuar pas fizikës, zgjodhi këtë degë intriguese për studimet e tij universitare, që siç kujton ai; “në ato kohëra fizika ishte në periudhën e bukur, kur të gjitha vendet përpiqeshin që të zhvillonin teknologjinë bërthamore. Në vitet 65-70, ishte periudha që në mbarë botën shkohej drejt energjisë bërthamore, meqë u hap ajo degë, u futa”.

Shpejt pas përfundimit të studimeve ai do të bëhej pjesë e ekipit të ri të shkencëtarëve të Institutit të Fizikës Bërthamore, një institucion shkencor që aplikoi me sukses në vend shumë nga arritjet në fushën e fizikës bërthamore, madje guxoi për të ndërtuar reaktorin e parë  bërthamor eksperimental në vendin diktatorial.

“Instituti i Fizikës Bërthamore kishte shumë detyra; nga kontrolli i niveleve të rrezatimit për punonjësit që punonin me lëndë radioaktive e rrezatime jonizuese, te monitorimi i radioaktivitetit në mjedis, ujë, ajër, tek aplikimet nga më të ndryshmet me interes shkencor e ekonomik, etj. Në vazhdën e kësaj veprimtarie, në vitet ’80 lindi ideja për të ndërtuar një reaktor bërthamor në Shqipëri, jo central, por një reaktor të thjeshtë eksperimental. Një këndështrim strategjik për sa i përket të ardhmes së energjisë përcaktonte si një opsion që Shqipëria duhet të shikonte edhe mundësinë e përdorimit të energjetikës bërthamore; por drejt saj nuk mund të shkohej pa e filluar punën me një impiant të vogël, që do përgatiste personelin e nevojshëm, hartimin e legjislacionit në fushën e teknologjisë bërthamore, etj., e thënë ndryshe pa krijuar kulturën e nevojshme në këtë drejtim. Ishte fjala për një reaktor të vogël, i cili do të ndërtohej brenda territorit tëinstitutit dhe nuk paraqiste rrezik.”- kujton ai.

Regjimi i Hoxhës po tentonte kështu të futej në një fushë, ku luftonin elefantët e politikës ndërkombëtare, por për ta bërë këtë duhej të blinte mall “imperialist”.

“Për ta ndërtuar reaktorin ne na duhej t’a importonim atë, ndërkohë që prodhuesit e tij ishin vende si Amerika, Rusia, Kina, Argjentina, etj. Politika e kohës i kishte përjashtuar disa prej këtyre vendeve si importues të mundshëm, që e bënte misionin e institutit të vështirë”, tregon Fuga. Gjithsesi, këto përpjekje të shkencëtarëve nuk arritën të realizonin ëndrrën për prodhimin e energjisë bërthamore, pasi vetë regjimi po shkonte drejt fundit të tij.

Por shkencëtarët, për nga puna që bëjnë,  jetojnë në një paralele tjetër, që ecën drejt, ndryshe nga regjimet që ngrihen e rrëzohen.

Viti i ndryshimeve të mëdha, 1990, shënoi kthesë edhe për institucionet shkencore të vendit. Fillimet e viteve 90-të e gjejnë profesor Fugën drejtor të Institutit të Fizikës Bërthamore në Tiranë, ku kishte punuar që nga fillimi i viteve 70-të. Ishte një kohë e vakët për shkencën, pasi tranzicioni në sistemin demokratik krijoi shumë boshllëqe në disa sektorë, që u lanë në harresë dhe pa vëmendje, siç ishte dhe ky institut. Duheshin përpjekje kolosale për ta ruajtur institutin të paprekur nga rebeshet e kohës, sikurse edhe për ta mbajtur atë funksional, një ëndërr ekselence të kërkimit shkencor në vend.  Një kolektiv i tërë njerëzish të përkushtuar ja dolën këtyre vështirësive, me shumë mund.

Nga viti 1994, Profesor Fuga u largua nga drejtimi i institutit dhe u fokusua në punën shkencore deri më 1999-ën,  kur mori një tjetër detyrë ekzekutive,atë të sekretarit shkencor për shkencat natyrore e teknike në Akademinë e Shkencave, një institucion i cili, sipas tij, ishte lënë mënjanë dhe “vuante nga mungesa e financimit, hermetizimi dhe plakja”. Sot reformimi i akademisë është debati i ditës, por ai ka preferuar të mos përfshihet në këtë debat, ndoshta dhe për shkak të nostalgjisë për institucionin ku ka punuar disa vite.

“Gjatë viteve të punës në Akademi tentova që në të të futet një frymë e re në tre drejtime; të planifikimit të punës mbi bazën e konkurimit të ideve, në formë projektesh , produkti i të cilëve duhet të kishte një impakt konkret për vendin; për vlerësimin e arritjeve shkencore mbi bazën e indikatorëve matës, individualë e institucionalë; dhe për financimin e projekteve sipas prioriteteve, mbi bazën e interesave të vendit e shoqërisë.”

Por, kjo ishte një betejë, të cilën nuk e çoi deri në fund, pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ishte synim i tij i madh, të cilin e arriti pas një aplikimi krejtësisht individual.
Shkencëtari-inspektor i programeve bërthamore të Iranit

“Për shumë kohë në këtë organizatë mund të futeshe vetëm si i nominuar, si të thuash i rekomanduar, nga shteti yt, por mua nuk ma dhanë këtë mundësi dhe praktikisht në vitin 2002 aplikova si individ dhe fitova. Ishte një konkurim i vështirë, aq më shumë pasi në atë kohë studiuesit shqiptarë nuk njiheshin jashtë vendit. Ne ishim atë kohë vetëm dy shqiptarë në këtë organizatë dhe suksesi a dështimi ishte tërësisht në shpatullat tona, në aftësitë tona profesionale e morale. Kam qëndruar në këtë agjenci nga viti 2003 deri në vitin 2010, si punonjës i Kombeve të Bashkuara. Rrethanat bënë që të caktohesha në seksionin që mbulonte monitorimin e programeve bërthamore të vendeve të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës, mes tyre edhe atë të Iranit ”-, tregon Fuga për eksperiencën e tij që ka pak të ngjashme.

Po cila ishte puna që bënte realisht shkencëtari shqiptar në agjencinë,e cila pikërisht në këtë periudhë do të meritonte vlerësimin më të madh për paqen, pikërisht çmimin Nobel?!

Koha kur Fuga punoi në IAEA ishte një kohë përplasjesh të mëdha, problemi kryesor me të cilin po ndeshej bota në fushën e sigurisë ishte programi bërthamor i Iranit. Ai udhëtonte shpesh drejt Afrikës së Jugut, Iranit, Republikës Demokratike të Kongos, etj. Udhëtimin në një prej minierave të famshme të uraniumit në Kongo e cilëson si udhëtimin më të rrezikshëm dhe pse historinë e një kanosjeje me jetë, ku ai së bashku me kolegun, u sulmuan dhe u vodhën nën kërcënimin e thikave, e ka përjetuar në Afrikën e Jugut.

“Në Kongo duhej verifikuar çfarë ndodhte me minierën e Shinkolobëe-s, e njohur si një minierë uraniumi, që nga koha e projektit Manhatan, për ndërtimin nga SHBA të bombës atomike gjatë luftës së dytë botërore. Misioni ishte i vështirë për faktin se atje duhej të shkoje përmes xhunglës, në një vend ku infrastruktura rrugore ishte tërësisht e shkatëruar, ku lufta civile bënte kërdinë dhe pasiguria për jetën ishte maksimale. Po të më thoje prapë, nuk do shkoja, por kjo ishte jeta në IAEA, kur e merr një mision do t’a kryesh atë deri në fund”.

Ja si e përshkruan ai punën në terren si pjesë e ekipeve inspektuese të programeve bërthamore;

“Misionet në çdo vend, sidomos ato në Iran ishin të një përgjegjësie të madhe, sepse mbi bazën e asaj që raportohej nga ana e inspektorëve, hartoheshin raporte që i shkonin Këshillit të Sigurimit, i cili më tej merrte vendimet e tij. Pra ishte një punë që donte shumë kujdes, donte një ekuilibër kompleks, duhej të ishe shumë objektiv, sepse si pasojë mund të penalizoje një shtet, të penalizohej një popull i tërë. Nuk diskutohej aftësia profesionale, kryerja e do hallke të veprimtarisë me saktësi e cilësi, në kohën e duhur dhe pa i krijuar pengesa e vonesa institucionit që monitorohej. Monitorimet përfshinin duke filluar nga centralet atomike, deri te reaktorët bërthamoë apo fabrikat e pasurimit të uraniumit, etj. Janë teknologji të avancuara që duheshin njohur me detaje, sikurse edhe për inspektime përdoreshin teknikat më të avancuara të kohës. Gjithësesi, sot mund të them se ja dola me sukses”

Fuga iku nga kjo agjensi për shkak të daljes së hershme në pension vetëm 62 vjecc, por vijoi të jepte mësim në Tiranë pranë UET-it, ku është aktualisht.

“Jeta dhe puna e njerëzve si Fuga janë të mëdha, por të panjohura, pasi trumbetimi është gjëja e fundit që një shkencëtar bën për veten. Kjo, e lidhur ndoshta me natyrën e tyre të tërhequr apo ndoshta me kotësinë, shpesh, të gjërave  apo njerëzve që u bien tambureve në qytet”- përfundon artikulli i revistës Mapo. /tesheshi.com/

Related Posts

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”
Politikë

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi
Bota & Rajoni

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç
Ballkani

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Next Post
Kriza e vizave, Pentagoni: asnjë ndikim, Turqia aleati ynë i ngushtë në NATO

Kriza e vizave, Pentagoni: asnjë ndikim, Turqia aleati ynë i ngushtë në NATO

Një biznesmen turk simitesh priti Erdoganin dhe Vuçiqin në Beograd

Një biznesmen turk simitesh priti Erdoganin dhe Vuçiqin në Beograd

Ja si u prit Ilir Meta gjatë vizitës në Kosovë (video)

Ja si u prit Ilir Meta gjatë vizitës në Kosovë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni