Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njeriu i Vetëvendosjes që përçmoi një iftar: të gjithë kundër, edhe nga partia e tij

by te Sheshi
27/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Njeriu i Vetëvendosjes që përçmoi një iftar: të gjithë kundër, edhe nga partia e tij

Nga Blendi Gashi

Një deklarim tipik islamofob, bërë nga një eksponent i Vetëvendosjes, ka trazuar debatin publik këto ditë në Kosovës. Sadri Ramabaja, një kandidat për deputet i VV-së, u shpreh me një gjuhë përçmuese ndaj një iftari, duke gjetur “arsye” tek një roman i Kadaresë, gjë e cila ka shkaktuar shumë reagime mospajtuese. Madje dhe nga partia e tij e kanë quajtur të papranueshme. Por më tej nuk kanë pranuar ta komentojnë.

“Jo, mendoj që mjafton reagimi. Ka qenë mjaft qartësues”, është përgjigja e shkurtër e zyrtarit për media në Vetëvendosje, Shkodran Hoti.

Por si e komentojnë nga forca të tjera politike, por dhe nga vetë brenda Vetëvendosjes, atë çka ka thënë Ramabaja.

Avni Tafili, asambleist i Vetëvendosje-s në komunën e Kaçanikut, shpreh gjithë kundërshtinë e tij, e për më tepër kërkon shkarkimin e kolegut bashkëpartiak.

“A është gjuha e tij dinjitoze? Jo dinjitoze, po skandaloze. Sa ka dëmtuar vetën dhe njerëzit e tjerë që mendojnë sikur ai, të cilët besoj se janë minoritet, nuk na ka dëmtuar neve. Gjuha dhe qëndrimet e tij janë anti-humane e anti-demokratike. Plotësisht kundër botës së lirë, demokratike e të civilizuar. Ai ka dëshmuar se nuk i përket frymës së Vetëvendosje-s, e cila veçse respekton liritë dhe të drejtat, është e angazhuar dhe e përkushtuar për t’i mbrojtur”, thotë Tafili për tesheshi.com.

Sipas tij një deklaratë e tillë nuk e ka cenuar VV-në por vetëm Ramabajen dhe bashkëmendimtarët e tij.

“Koha e shembujve të tij, që janë thirrur në emra të ndryshëm, në kurriz të popullit, ka perënduar. Ka perënduar edhe Ramabaja dhe bashkëmendimtarët e tij. Jo Vetëvendosja! Ne gjithnjë e më shumë e më fuqishem po lindim e rilindim! Po lind e rilind fryma e lirisë, drejtësisë e barazisë. Për një Kosovë, ku qytetarëve të saj do t’ua rikthejë dinjitetin e do t’i bëjë krenarë pse jetojne në këtë Republikë”, thotë Tafili.

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, thotë se doktrina marksiste-leniniste është baza që nuk pranon e as lejon lirinë fetare dhe shprehjen, manifestimet, e më keq as darkën e iftarit, të krishtlindjeve apo edhe shkrumbon e pështyn në ushqimin e besimtarëve.

“Nuk dëshiroj ta lidhë me subjekt apo emër pasi kam respekt për Ramabajën për mundin dhe vuajtjen që ka kaluar në të kaluarën. Por kërcënimi është serioz kur ‘pështyhet’ në besimin fetar vetëm pse dikush nuk beson në Zot, por ata nuk besojn as në familje e shtet!”, thotë Haziri për tesheshi.com.

Fatmir Matoshi, kryetar i Aleancës Kosova e Re në Kamenicë, sqaron se iftari në qendër të Kamenicës është organizuar edhe vitin e kaluar, dhe bëhet bashkarisht mes bizneseve vendase, kryesisht i atyre të hotelerisë, ndërsa institucionet angazhohen vetëm për pastrimin e vendit.

Ai thotë se qytetarët e Kamenicës janë të besimit islam dhe tani që Kosova është vend i lirë, si asnjëherë më parë kanë të drejtën e tyre të kryejnë ritet e tyre fetare.

“Sheshi është i qytetarëve dhe ne nuk kemi asnjë arsye të shqetësohemi nga organizimet qytetare në shesh përderisa ato nuk cenojnë të drejtat e të tjerëve.  Këtë vit për dallim nga viti i kaluar ka pasur një reagim të kandidatit për deputet nga radhët e VV-së Sadri Ramabaja i cili reagim nuk është pritur mirë as nga qytetarët e as nga organizatorët. Konsideroj se nuk është përdorur gjuhë dinjitoze në këtë rast dhe z. Rambaja mund të mos i kishte të gjitha informacionet e nevojshme kur u deklarua. Organizme të këtilla vërehen gjithkund nëpër botë qoftë për muajin e Ramzanit ose për krishtlindjet dhe festa të tjera fetare e kombëtare”, thotë Matoshi për tesheshi.com.

Edhe Faton Jakupi, kryetar i AAK në Dardanë, shprehet kundër gjuhës së përdorur nga Ramabaja, pasi thotë se qytetarët kanë të drejt të bëjnë organizime të tilla.

“Është e dhimbshme dhe irrituese kur një njeri i cili merret me politikë apo cilido qoftë ai, jep deklarata të tilla. Kosova është shtet laik sa u përket feve (e drejta kushtetuese) edhe pse shumica jemi musliman.
Rasti i iftarit në Dardanë ka qenë i organizuar nga njerëz të Organizatave joqeveritare të përkrahura nga bizneset lokale. Besoj që kanë të drejt të organizohen darka të tilla, po kurrsesi nuk mundem ta kuptoj reagimin e z.Ramabaja, ndoshta edhe për faktin se disa njerëz nuk e besojnë apo nuk e mendojnë që tani më jemi duke jetuar në demokraci
”, thotë Jakupi për tesheshi.com.

Ndërsa Për ish-deputetin Amir Ahmeti nuk është aq befasi gjuha ati-islame që përdoret nga politikanët, siç është edhe rasti i Ramabajës.

“Gati në secilën parti parlamentare ka individ të tillë antiteist që nuk shohin më larg se huna e tyre. Konsideroj se nuk duhet të merremi me njerëz trushpërlarë nga dogma e tyre neokomuniste antiteiste. Unë më shumë jam i shqëtesuar me organet e drejtësisë që nuk janë duke marrë masa ndaj këtyre deklaratave islamofobe antiteiste. Tek e fundit Prokuroria e Shtetit, bazuar në kodin penal, respektivisht për shkak të mosdurimit fetar dhe nxitjes së urrejtjes, do të duhej që ‘ex-officio’ të merrej me personin në fjalë, për shkak të gjuhës së tij denigruese ndaj fesë islame dhe muslimanëve”, thotë Ahmeti për tesheshi.com, ndërsa shton se ky nuk është rasti i vetëm përçarës të harmonisë fetare në vendin tonë. /tesheshi.com/

Related Posts

Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Next Post
Shkeli rregullat e konkurrencës, BE gjobit Google me 2.4 miliard euro

Shkeli rregullat e konkurrencës, BE gjobit Google me 2.4 miliard euro

4 vajrat bimorë që do të transformojnë trupin tuaj brenda një muaji

4 vajrat bimorë që do të transformojnë trupin tuaj brenda një muaji

Erdogan uron Ramën…edhe për Bajram!

Erdogan uron Ramën...edhe për Bajram!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Thethi shkrin Policinë e Shkodrës

Thethi shkrin Policinë e Shkodrës

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni