Në një studim të revistës Medical Case Reports, fizikantët dhe psikologët raportojnë një rast shumë të rrallë: një 23 vjeçar i cili ankohej prej tre vjetësh se përjetonte gjithë kohën déjà vu.
Në fillim këto lloj përjetimesh zgjasnin vetëm pak minuta por më pas u kthye në gjendje normale.
Studentit nga Anglia i dukej se çdo veprim që bënte çdo gjë përjetonte i dukej se e kishte përjetuar më herët.
Derisa arriti të mos ndizte më televizorin, të mos lexonte më gazeta dhe të mos dëgjonte më radio.
Më para ka qenë e njohur se demetia dhe epilepsia mund të shkaktonin një ndjenjë të vazhdueshme déjà vu-je, por djali në fjalë ishte shumë i shëndoshë mendërisht. /tesheshi.com/