Ralf Gjoni, një ndër njerëzit më të afërt të Metës, shef kabineti kur ish-kreu i LSI-së ishte kryetar parlamenti, ka sulmuar ambasadorin amerikan lidhur me deklaratën e kapjes së “peshqve të mëdhenj” në janar, në një formë mjaft origjinale. Sipas tij, njerëzit kanë zgjedhur të bëjnë humor me këtë deklaratë të Lu-së, po tallen më saktë.
Gjoni tha më tutje se askush në Amerikë nuk mund të bëjë deklarata të tilla.
Komentet e Gjonit u bënë në “360 gradë” të Zhejit, ku një vend i ishte lënë dhe Çanit në rol analisti, për të zbërthyer llojin e paralajmërimit të kreut të diplomacisë amerikane në Tiranë. /tesheshi.com/