Një nga njerëzit me të afërm të presidentit Vuçiç, Sekretari i tij i Përgjithshëm, Nikola Selakoviç, ka potencuar tezën e një ngjizjeje mesjetare serbo-shqiptare, por ka shkuar deri vënia në diskutim e gjakut të Skënderbeut. Ai ka ofruar një të dhënë historike, marrë nga kontekstet fetare, me qëllim për të treguar se dikur merrnin e jepnim si popuj në rajon.
Duke folur në një konferencë me titull “Feja si instrument për paqen” organizuar nga Presidenca shqiptare, Selakoviç tha se “injoranca jonë e madhe na ka çuar neve në pakuptimësi dhe ka rrezikuar paqen.”
“Niveli i injorancës është dëshmitar i asaj që kemi sot.
Shumica e serbëve nuk e dinë sot që një nga shenjtet e Serbisë, Anxhelina e Serbisë ishte një fisnike shqiptare. Ajo është e varrosur 50 kilometra në manastirin e Kushedolit në Beograd. Ashtu edhe shumica e shqiptarëve, nuk e dinë që shejti i varrosur në Elbasan ishte serb, Xhon Vladimiri, ishte shenjti i parë ndërmjet serbëve.
Përveç faktit që ne kemi jetuar pranë njëri-tjetrin për shekuj, është se nuk e njohin njërin-tjetrin mjaftueshëm.
Ndaj ne duhet të dialogojmë dhe parakusht për dialogun është liria e fesë”, tha Selakoviç. /tesheshi.com/