Efektivi i RENEA-s, drejtues stërvitor aty, Altin Morina, doli për herë të parë para gjykatës për masën e arrestit, pasi disa ditë më parë iu kapën 113 mijë euro në makinë luksoze, pas një survejimi që iu bë nga kolegë të organeve ligjzbatuese.
Në seancë, Morina u shpreh se paratë ia kishte marrë një biznesmeni, 20 minuta para se të arrestohej.
Morina theksoi se paratë i ka marrë për arsye personale dhe shtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë.
Prokuroria e akuzon për pastrim parash dhe është tërhequr nga akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së të ardhurave.
Sipas prokurorisë, shefi i RENEA-s ka qenë në survejim.
Ndaj tij u morr masa e arrestit “burg pa afat”.
Ky efektiv dyshohet të jetë i përfshirë në bashkëpunim me grupe kriminale. /tesheshi.com/