Anëtarët e përzgjedhur në organet e vetingut që do të identifikojnë dhe largojnë nga sistemi aktual i drejtësisë, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, kanë jo vetëm privilegje, por edhe detyrime.
Njerzit e vetingut do të jenë jo vetëm nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, por edhe nën mbikëqyrje për komunikimet e tyre telefonike dhe ato elektronike, përfshirë rrjetet sociale.
Po ashtu të ardhurat financiare të njerzve të vetingut do të kontrollohen në mënyrë periodike nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
27 “kryegjyqtarët” e vetingut rrezikojnë të humbasin vendin e punës nëse nuk i përmbahen detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që do të rezultojnë nga hetimi ose gjykimi i dosjeve të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë, raporton klanplus.
Shkarkimi i njerëzve të vetingut nga detyra mund të vijë edhe në rast se shoqërohen me persona që janë nën ndjekje penale apo me të dënuar penalisht si dhe kur hynë në marrëdhënie biznesi me ta. Edhe përfitimi në mënyrë të padrejtë i dhuratave që do ju jepen për shkak të funksionit, do të sjellë largimin nga funksioni të njerëzve të vetingut. /tesheshi.com/