Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njerëz pa kripë? Gjermanët kanë humor, por pjesa tjetër e botës nuk e kupton

by te Sheshi
07/08/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Njerëz pa kripë? Gjermanët kanë humor, por pjesa tjetër e botës nuk e kupton

G07KA5 Soap bubbles floating through the air near Berlin's Brandenburg Gate

Nëse gjermanët e kanë pasur gjithnjë një damar humori, përse ka dalë ky stereotip diskriminues për ta?

Me lotë në sy nga të qeshurit… një situatë e sikletshme në një shfaqje komedie në Berlin. Kjo mund të duket e pamundur për shumë njerëz në botë.

Gjermanët duket qartë se i vlerësojnë shfaqjet me humor të mirë, një fakt që vihet në dukje nga popullariteti i madh që gëzojnë komeditë në Berlin. Në fakt, komedia ka rrënjë të thella në kulturën gjermane, ndërsa çmohet fort satira politike sikundër edhe pantomimat.

Megjithatë, gjermanët u votuan nga publiku botëror në një sondazh të vitit 2011 si kombi me më pak humor, rezultat që përforcoi stereotipin se gjermanët nuk kanë fare humor.

“Nuk e kisha ditur këtë stereotip. E zbulova vetëm duke folur me anglisht-folësit”, thotë një mësuese nga Saarbrücken. “Nuk mendoj se ne e konsiderojmë veten si një njerëz pa humor”.

“Unë e pëlqej humorin”, shton ajo, “sidomos kur ka ironi dhe çështje kritike sociale”.

Ajo që përshkruan mësuesja ka një traditë të gjatë në Gjermani, ku përdorimi i tabuve politike dhe sociale si bazë për komedinë është tipike e shfaqjeve satirike televizive apo programeve kabare. Këto janë programe të ngjashme me varietetë ekohëve të sotme por me një satirë të fortë politike.

Por, nëse gjermanët e kanë pasur gjithnjë damarin e humorit, përse ka dalë ky stereotip diskriminues për ta?

Nicola McLelland, profesore e linguistikës gjermane në Universitetine Notingamit në Britani beson se konstruktet gjuhësore mund të ndikojnë mënyrat e ndryshme sesi përcillet dhe perceptohet humori apo shakatë. Është më e vështirë të ngacmosh në gjermanisht ku gramatika i bën gjërat shumë pak të dykuptimta.

Ajo shpjegon se humori përdor zakonisht ambiguitetin në interpretimin e fjalëve dhe ndërtimin e fjalive, për të krijuar kuptime alternative që mund t’i shtojnë nuanca komike situatave. Për shembull, fraza “i pamë rosakun”, ka dy kuptime: ose që ne kemi parë rosakun që i përket personit në fjalë, ose se qenë aty për të dëshmuar sesi ajo apo ai u tremb dhe u arratis nga një situatë.

Gjithsesi, konstrukti i gjuhës gjermane mund të jetë shumë i ndryshëm. Emrat kanë tre gjini të ndryshme dhe katër kategorizime. Foljet po ashtu kanë shumë forma. Kuptimi i saktë i një fjalie mbështetet mbi përdorimin e saktë të gjinisë dhe mënyrës, duke përcjellë kuptimin që e bën të vështirë përcjelljen e humorit. Thelbësisht, është më e vështirë të bësh shaka në gjermanisht pasi gramatika saktëson kuptimet. Shakatë gjermane që përdorin termat të caktuar janë të vështira për t’u kuptuar nga të huajt.

Por aftësia që ka gjuha gjermane është të krijojë komponime.

Gjermanishtja është një nga të paktat gjuhë ku përdorimi i fjalëve të përbëra përbën pjesën më të madhe të fjalëve individuale, si p.sh schadenfreude, që bashkon schaden (dëmtim) dhe freude (kënaqësi) – shembuj të tillë janë të zakonshëm.

Fjalët e përbëra shpesh nuk mund të përkthehen lirshëm në gjuhë të tjera, kështu që shakatë e bëra me fjalë të tilla thjesht nuk do të ishin qesharake për jo-gjermanishtfolësit.

“Përse nuk e ngre orën nëse e ke rrëzuar? Për shkak se nuk ka Urheberrecht.”

Linguistja McLelland shpjegon se  Urheberrecht do të thotë “e drejtë autori” por është gjithashtu një fjalë e përbërë me kuptimin e parë “të drejtën për të marrë orën”.

Kështu që kjo shaka nuk funksionon në pjesën më të madhe të gjuhëve të tjera. Në fakt, aftësia e gjuhës gjermane për të qenë jashtëzakonisht konçize ndoshta shpjegon edhe përse një gjermanishtfolës duket i tepruar në saktësinë që përdor kur flet gjuhë të tjera – e kjo shton përshtypjen se gjermanët janë më shumë të ndershëm sesa njerëz me humor.

Christian Baumann, avokat nga Nurembergu që për shkak të udhëtimeve të shumta është ekspozuar ndaj shumë kulturave të ndryshme qark botës, bie dakord se ndryshimet gjuhësore luajnë një rol të madh në stereotipin e gjermanëve si njerëz pa humor.

Në një nga udhëtimet e tij të para në Shtetet e Bashkuara, ai vazhdimisht duhej të përkthente mendimet e veta nga gjermanishtja në anglisht, madje edhe kur tregonte një shaka. Rezultati ishte se njerëzit thjesht nuk e kuptonin. Disa shkuan deri aq larg sa t’i merrnin fjalët e tij të drejtpërdrejta si vrazhdësi.

“Kur përpiqesh të flasësh me përkthim fjalë për fjalë, humbet shumë nga kuptimi që e bën një shaka, të kripur. Dhe kur të duhet të shpjegosh një shaka, nuk është më për të qeshur”, thotë Baumann. “Kështu, natyrisht, ata nuk menduan se unë kisha humor”.

Por, ai mendon gjithashtu se edhe variacionet kulturore luajnë rol.

“Në anglisht je gjithnjë shumë i sjellshëm, madje edhe kur je duke kritikuar diçka. Por gjermanishtja është ndryshe. Ne do të themi atë që kemi në mendje, kështu që natyrisht anglishtfolësit kanë përshtypjen se gjermanët  janë vetëm të logjikshëm, të vrazhdë (edhe pse inxhinierë të mirë) dhe nuk mund të bëjnë humor”, shton Baumann.

Kjo është një ndjesi që e ndan edhe komediani gjerman, Christian Schulte-Loh. Tërësisht i vetëdijshëm për stereotipin me të cilin etiketohen gjermanët, ai shkruan në librin e tij të ri, “Zum Lachen auf die Insel” (Për Anglinë me të qeshura), se gjermanët janë shumë të ndershëm për të qenë të sjellshëm dhe se anglezët janë shumë të sjellshëm për të qenë të ndershëm.

Por, Schulte-Loh, i cili performon rregullisht në klubin e Komedisë në Berlin dhe zhvillon ture ndërkombëtare, thotë se ky stereotip i caktuar i shërben atij mirë gjatë rutinës. Për shembull, kur nis shfaqjen në Londër përpara një turme që ka blerë gjithë biletat, ai e hap me një goditje ndaj kombësisë së tij.

“Përshendetje, unë jam Christian dhe jam një komedian gjerman!” Ai ndalon ndërsa turma thërret. “Oh, e kuptoj që pritshmëria po bie që tani. Në rregull, unë do të provoj më të mirën që mundem!”

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Përplasje në Kuvendin e Maqedonisë: Duhet apo jo të shkarkohet prokurori publik para zgjedhjeve lokale?!

Përplasje në Kuvendin e Maqedonisë: Duhet apo jo të shkarkohet prokurori publik para zgjedhjeve lokale?!

Pas marrëveshjes Basha-Rama: zbardhen debatet me dyer të mbyllura për zgjedhjen e Erinda Balancës

Pas marrëveshjes Basha-Rama: zbardhen debatet me dyer të mbyllura për zgjedhjen e Erinda Balancës

Superkupa europiane: Shkupi mbetet pa gjumë, tifozerinë angleze nuk e nxë Çarshia

Superkupa europiane: Shkupi mbetet pa gjumë, tifozerinë angleze nuk e nxë Çarshia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni