Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Njëqind mijë palestinezë në Shqipëri? Paralajmërimi i Ermir Gjinishit, konfirmimi i gazetarit izraelit, reagimi i Ramës

Si duhet lexuar një shkrim i gazetarit Lutfi Dervishi një vit më parë?

by te Sheshi
27/01/2025
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
Njëqind mijë palestinezë në Shqipëri? Paralajmërimi i Ermir Gjinishit, konfirmimi i gazetarit izraelit, reagimi i Ramës
168
SHARES

Atë që ditë më parë e tha ish-n/kryetari i KMSH-së Ermir Gjinishi, i ftuar në Zonë e Lirë të Arjan Çanit, e ka thënë së fundi një gazetar izraelit, duke bërë që të reagojë menjëherë kryeministri Rama.

Gjinishi tha se ekziston një projekt që në Shqipëri të vijnë 100 mijë palestinezë, të cilët do strehohen në apartamentet e pashitura të Tiranës, të financuara nga Bashkimi Europian.

Pra, ajo që dikur ka ndodhur me hebrenjtë, tashmë, prej këtyre të fundit që prej vitesh duan të zbojnë një popull nga toka e vet, këtë fat ta kishin palestinezët.

Ka qenë një status i gazetarit të analistit politik izraelit të medias Channel 12, Amit Segal, i cili ka trazuar të parin e qeverisë me një reagim të fortë ndaj tij, duke e quajtur të rremë këtë fakt, pra projektin e përfolur.

“Stacioni i radhës – Shqipëria?

Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës drejt vendit.

Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të strehojnë refugjatë dhe pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”, shkruan ai në X.

Reagon rrufeshëm Rama, duke zgjedhur në fillim me vetëdije të thotë diçka të poshtër: atribuimin e gjenocidit në Gaza jo Izraelit por Hamasit(!!!).

“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për një kohë të gjatë—dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Kjo është plotësisht e pavërtetë.

Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi barbar i Hamasit dhe ka kaluar një luftë ferri pas horrorit mesjetar të 7 tetorit. Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është pyetur nga askush, dhe as mund të mendojmë për të marrë një përgjegjësi të tillë.

Ne jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur që shumë kohë më parë.

Por Shqipëria nuk ndodhet në Lindjen e Mesme, dhe nga zemra e Europës, nuk mund të bëjmë më shumë se çdo shtet tjetër europian për këtë çështje. Megjithatë, dëshirojmë dhe lutemi që populli palestinez të ketë mundësinë të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamas-i të mos mund të dëmtojë më Izraelin—apo, mbi të gjitha, palestinezët vetë”, shkruan Rama, krejt neveritshëm në disa fraza.

Megjithatë, mbetet e pashpjegueshme ardhja e një familjeje nga Gaza në Shqipëri pak ditë më parë, me një foshnje nga ajo familje e cila u çua në spital për trajtim. Ishtë një ardhje që ngjante si test i një projekti. Por Rama e mohon që ekziston.

Nga ana tjetër, sa serioz e sa ironik, për ardhje palestinezësh në Shqipëri do shkruante dhe gazetari Lutfi Dervishi një vit më parë. Ermir Gjinishi, në sigurinë e tij se ky projekt ekziston, pra i ardhjes së 100 mijë palestinezëve në Shqipëri, i referohej dhe këtij shkrimi, gjithashtu si një lloj testi, pa e konsideruar tërësisht “të pafajshëm” gazetarin Dervishi për atë që ka shkruar.

Shkrimi i Lufti Dervishit:

Një nga problemet më të komplikuara të globit koflikti arabo-izraelit do të zgjidhet nga Shqipëria.

Dhe nuk është fjala thjesht për të dhënë ide e mend, të cilat asnjëherë nuk na kanë munguar, por fjala është për një zgjidhje praktike: europianizimin e palestinezëve.

Shqipëria mund të vetëofrohet që 2.3 milionë palestinezë në rripin e Gazës, të vijnë dhe të vendosen në rripin nga Shkodra deri në Sarandë. (minus zonën Shëngjin dhe Gjadër). Ky rrip mund të quhet rripi Shqipa.

Duke zgjedhur këtë rrip- palestinezët do të kenë sërish detin pranë dhe nuk do t’u mungojë shumë shkretëtira dhe luftërat e pafundme me Izraelin. Më në fund ky popull i vuajtur nuk do të bëj pauzë, nga njëra luftë në tjetrën, por do të gjej paqen e humbur në trojet e lashta arbnore.

Meqë të gjithë kanë dështuar për të arritur paqen mes Izraelit dhe Palestinës, meqë askush nuk po mendon të ndalojë luftën që ka nisur mes Izraelit dhe Hamasit, meqë gjithë bota në një anë po bën sehir dhe në anën tjetër shohim vetëm protesta në kryeqytetet e BE-së-, ka ardhur koha për një zgjidhje permanente me anë të veprimeve konkrete – 2.3 milionë banorë të Gazës të vijnë këtu dhe kështu jo vetëm qetësojmë botën, por edhe zgjidhim problemin e madh- largimin e mbi dy milionë shqiptarëve nga Shqipëria. (Në regjistrin e gjendjes civile për herë të parë në këto 30 e kusur vjet do të kemi një përkim ideal mes numrit teorik prej 4.5 milionë banorësh dhe numrit të banorëve që jetojnë në Shqipëri)

Shqipëria nuk mund të tolerojë më, konfliktin e tejzgjatur dhe vuajtjet pa fund të Gazës.

Shqipëria e ka detyrim këtë aksion në radhë të parë në respekt të traditës së vet të mikpritjes. “Shtëpia është e mikut dhe e shtegtarit”- thonë Kanuni i Lekë Dukagjinit. Imagjino kur shtegtari është në hall.

Në radhë të dytë, kjo që po bëjmë është vijim i nderit që u kemi bërë hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atëherë i shpëtuam nga persekutimi nazist, ndërsa sot nga fqinjët problematikë që duan të jetojnë në shtëpinë e vet, por gjuajnë me gur edhe shtëpinë e fqinjit. Izraeli shpëton nga terrorizmi i Hamasit, palestinezët jetojnë në paqe e bollëk në brigjet e Adriatikut.

Në radhë të tretë e kemi detyrim të madh ndaj SHBA-së që aq shumë ka bërë për kombin shqiptar. Madje edhe me këtë gjest ndoshta nuk do t’ia arrijmë të shlyejmë borxhin historik- shpëtimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Në radhë të katërt ja kemi detyrim botës arabe, si pjesë e kontinentit europian, përgjegjës për gjendjen ku janë sot shoqëritë myslimane.

Në radhë të pestë Shqipëria e ka kuptuar mirë që konflikti arabo-izraelit nuk është konflikt fetar, racor, nuk është luftë mes së mirës dhe së keqes, është një tragjedi mes dy popujve që kanë të drejtë. Palestinezët jane në shtëpinë e tyre, Hebrenjtë nuk kanë vend tjetër që ta quajnë shtëpi. Janë si dy njerëz që grinden për të njëjtën shtëpi dhe po qe çështja për real-estate, Shqipëria i ka aftësitë për të shuar konfliktet.

Deri më sot asnjë vend, asnjë institucion ndërkombëtar, asnjë NGO-, asnjë media, asnjë intelektual, askush nuk ka arritur t’i japë zgjidhje – konfliktit të përgjakur arabo-izraelit. Por, Shqipëria ka dhënë prova se bën atë që nuk i shkon në mendje askujt.

Për shembull, asnjë vend i BE-së nuk kishte idenë që të zgjidhte problemin e emigracionit nga Afrika e Veritu, Lindja e Mesme dhe Azia. Italia në hall, megjithëse fuqia e tretë ekonomike e BE-së nuk po i jepte zgjidhje çështjes së emigrantëve të paligjshëm- dhe ja ku doli kryeministri i Shqipërisë dhe si xhentëlmen i vërtetë- i shtrin njërën dorë Italisë dhe me dorën tjetër i jep BE-së një leksion se si duhet të përballet me sfidën e migrimit.

Edhe kur erdhi fjala për zgjidhjen e hallit të afganëve, pas rikthimit të talebanëve në pushtet, Shqipëria ishte e vetmja që ofroi veten për të pritur sa të ishte nevoja. Nuk mund të turpëronim traditën tonë dhe nuk mund të harronim që dikur ne “kemi qenë afganë”.

Po për çështjen e opozitës Iraniane që asnjë vend nuk pati guximin ta merrte?

Si mundet Shqipëria që ka jetuar për një kohë të gjatë nën diktaturë dhe e di shumë mirë çdo të thotë jetosh pa opozitë, të pranonte që Irani, ky vend i madh, të mbetej pa opozitë?! Po ujgurët? …

Në këtë mënyrë Shqipëria i tregon botës se këtu ka harmoni jo vetëm mes feve të ndryshme, por edhe mes opozitave të ndryshme. Në vend, nuk ka asnjë shenjë tensioni mes opozitës afgane, opozitës iraniane, opozitës afrikane (që së shpejti vendoset në Shëngjin) dhe nesër opozitës arabe që do të vendoset në rripin e Shqipes.

I vetmi problem dhe burim tensioni është opozita shqiptare, por kjo është një çështje e brendshme pa rëndësi, para halleve të mëdha që ka bota. Nuk mund të tregohemi egoist dhe të flasim për çështje demokracie në vend, kur bota po shkon për dreq…

Këtu po flitet për stabilitetin botëror dhe Shqipëria si anëtar i përgjegjshëm i Këshillit të Sigurimit, nuk mund të lerë botën të shkojë si në dasëm drejt Luftës së Tretë Botërore.

Me zgjidhjen e rripit të Gazës, Shqipëria jep edhe një kontribut të madh për luftën në Ukrainë, sepse vëmendja për këtë luftë do të jetë e plotë, e gjithanshem dhe e pa lëkundur.

Me këtë rast Shqipëria i jep kohë edhe 1 vit Këshillit të Sigurimit dhe fuqive të mëdha të arrijnë paqen mes Rusisë dhe Ukrainës, në të kundërtën ashtu si në rastin e afganëve, iranianëve, afrikanëve dhe arabëve, do të jetë e detyruar ta zgjidhë e vetme problemin.

Ndokush mund të pyesë sa kushton ky operacion dhe çfarë fiton Shqipëria? Kjo pyetje lëndon shumë ndjenjat e Shqipërisë. As që bëhet fjalë për para. Para së gjithash nuk duhet të harrojmë që jemi humanë dhe krejt të përkohshëm në këtë botë. Asgjë nuk do të marrim me vete, veç veprave të mira..

 … Mos harroni Shqipëra vërtet mund ta ketë prapanicën e vogël, por vezën e bën të madhe!

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Holokausti në Tiranë, pa asnjë musliman!

Holokausti në Tiranë, pa asnjë musliman!

Studimi: Pasojat mortale nga nxehti në Europë deri në fund të shekullit

Studimi: Pasojat mortale nga nxehti në Europë deri në fund të shekullit

Jo vetëm ngjyra: ana e errët e Coca-Cola-s në njoftimin e saj më të fundit

Jo vetëm ngjyra: ana e errët e Coca-Cola-s në njoftimin e saj më të fundit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni