Reagimi i Bjellorusisë ndaj çmimit Nobel të Paqes të sivjetme që iu dha mbrojtësit të të drejtave të njeriut bjellorusi të burgosur Ales Balyatsky, së bashku me organizatën qeveritare ruse Memorial dhe organizatën ukrainase Qendra për Liritë Civile, ishte i fortë.
Përfaqësuesi i diplomacisë bjelloruse me një tekst në Twitter ka folur për politizimin e çmimit, deri në atë pikë sa do të “lëvizin eshtrat” e Alfred Nobelit, i cili themeloi çmimet me të njëjtin emër.
“Vitet e fundit vendimet – dhe ne po flasim për çmimin e paqes – janë politizuar aq shumë sa do t’i bënin eshtrat e Alfred Nobelit që të lëviznin,” shkroi Anatoly Glaz në Twitter. /tesheshi.com/