Vazhdojnë të heshtin partitë shqiptare pas prezantimit të programit qeveritar nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Lidhur me këtë program, ku në fakt refuzohen shumë kërkesa të shqiptarëve, ka reaguar opinionisti Latif Mustafa i cili përmes një statusi kritik në rrjetet sociale e ka kritikuar Zaevin se shqiptarët i sheh si emigrantë në Maqedoni.
“Zaevi, së fundmi, e ka betonuar qëndrimin e tij për shqiptarët si “imigrantë” me lejeqëndrim të përhershëm në Maqedoni. Sendërtimi i një fryme shqiptare totalitare është imediat. Kjo do të thotë që, ta fitosh shumicën absolute të votave shqiptare, të krijosh frymën e rrezistencës dhe dekolonizimit si dhe ta bojkotosh tërë sistemin “totalisht”. Shqiptarët nuk kanë nevojë të strehohen në ëndërrat false të Maqedonasve. Nëse nuk e ke ëndrrën tënde, dikush patjetër se do të të bëjë pjesë e ëndrrës së tij”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /tesheshi.com/