Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një yll iberik kinemaje si Javier Bardem: Të rritesh nga një grua që konsiderohej e përdalë!

Rrëfimi: “Me fat që e kam parë botën me sytë e nënës sime…”

by te Sheshi
18/02/2024
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
Një yll iberik kinemaje si Javier Bardem: Të rritesh nga një grua që konsiderohej e përdalë!

Nga Rüdiger Sturm, The Talks”

Edhe pse vjen nga njëra prej familjeve më të famshme kinematografike në Gadishullin Iberik, Javier Bardem mbërriti në majë pas shumë përpjekjesh. Lindi në Las Palmas të Ishujve Kanarie më 1 mars 1969. Gjyshërit e tij, Mathilde Munoz Sampedro dhe Rafael Bardem, ishin aktorë.

E ëma, Pilar Bardem ka realizuar më shumë se 50 filma (përfshirë atë me djalin e saj në Carne trémula). Edhe xhaxhai i tij Juan Antonio Bardem është regjisor dhe skenarist. Ndaj për Javier, motrën e tij Monica dhe vëllain e tij Carlos, të qënit aktorë nënkuptonte vazhdimin e traditës familjare.

Për herë të parë luajti në një film në moshën 20-vjeçare, ku kishte një rol episodik. Por ngjitjen në karrierë nisi ta shijonte gjatë viteve ’90 me filmat e regjisorëve të mirënjohur Manuel Gomez Pereira dhe Pedro Almodovar.

Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht në fillim të viteve 2000, kur luajti përkrah Johnny Depp dhe Sean Penn.

Në vitin 2008 fitoi një Academy Award si Aktori më i Mirë Mbështetës në filmin  thriller “No Country for Old Men”. Në 2017-ën, luajti rolin e bosit të famshëm kolumbian  të drogës Pablo Escobar. Në këtë intervistë, ai ndan kujtimet e fëmijërisë, leksionet që i dha ajo periudhë e paharrueshme, si dhe nevojën e gjetjes së një ekuilibri mes dështimit dhe suksesit në karrierë dhe jetë.

 Zoti Bardem, cili është mësimi më i rëndësishëm që keni marrë nga fëmijëria juaj?

Janë shumë. Kur jemi fëmijë, të gjithë jemi të hapur për të mësuar nga ajo që na servir jeta. Megjithatë, duhet të jemi të hapur për të mësuar. Pasi kur plakemi, rreziku është të mendojmë se i dimë të gjitha, kur në fakt dimë gjithnjë e më pak. Unë mendoj se vetëm fëmijët i dinë të gjitha!

Unë vij nga Spanja, një shtet dhe vend tejet patriarkal. Im atë, që Zoti e bekoftë atje ku është, më ka munguar gjatë fëmijërisë time për disa arsye. Megjithatë unë e pashë botën me syrin e një gruaje. Nëna ime ishte edhe nënë edhe baba për mua. Përmes saj, unë pashë se çfarë do të thotë të jesh grua në këtë botë. Dhe çfarë do të thoshte të ishe aktore në Spanjën e viteve 1960.

A nuk ishte ky një profesion i respektuar?

Përkundrazi, një grua aktore konsiderohej më e ulët se një e përdalë! Mamaja ime nuk u mor asnjëherë seriozisht, u shpërfill herë pas here. Dhe forca e kësaj gruaje, e nënës time, ishte t’i jepte dinjitet çdo gjëje që bënte. Ajo u përpoq shumë që të rriste tre fëmijët e saj, pa e humbur durimin, por me forcën e një luaneshe…

Kjo është ajo që më nxit të mendoj se jemi kaq shumë të pambrojtur nga ato. Ne burrat jemi seksi më i dobët! (Qesh). Forca e saj është diçka që do ta adhuroj gjithmonë. Dhe një nga leksionet më të rëndësishme që mësova nga nëna ime si aktore, është se nuk martohesh asnjëherë me suksesin apo dështimin.

A nuk ishte Rudyard Kipling, ai që tha dikur se nëse je në gjendje të përballesh me suksesin dhe dështimin dhe t’i trajtosh që të dy si mashtrues, atëherë je vërtet një njeri i ekuilibruar?

Po, siç e ka thënë me drejtë Kipling, ato të dy janë gënjeshtarë! Mua më pëlqen një këngë e Metallica me titull “Moth into the Flame” nga albumi i tyre i fundit. Flutura tërhiqet nga flaka – njëlloj si fama – por në fund digjet. Pra, flaka mund të jetë suksesi ose dështimi, por ti duhet të qëndrosh larg saj.

Sepse në fakt, ajo nuk do të thotë asgjë. Do të thotë që t’i duhet të vazhdosh të fluturosh, të rritesh, të mësosh. Por ne jetojmë në një botë ku të qenit në qendër të vëmendjes, dritat e reflektorëve, gurët e çmuar dhe ari janë kaq joshës, saqë njerëzit hidhen në flakë…

Ju vetë a jeni djegur ndonjëherë nga kjo flakë?

Çdo ditë.

Në çfarë mënyre?

Ti digjesh atëherë kur nuk e pret. Ato që duhet të shmangni janë flakët që bëjnë më shumë dritë se të tjerat. Ditën tjetër je duke ecur mbi tapetin e kuq, dhe turmat e njerëzve thërrasin me admirim “Javier! Penelope!”. Ti kthehesh në drejtimin e tyre, dhe në atë moment mendon se mos ke bërë diçka gabim. Çfarë ka ndodhur? Thjesht dikush nuk ka gjetur pozicionin e duhur për të shkrepur një fotografi…

Me çfarë syri e shikoni suksesin në ditët e sotme?

Unë jam duke u plakur, dhe gjërat që vlerësoj më shumë tani janë… Të jem një baba i mirë, të jem bashkëshorti më i mirë i mundshëm, që është dhe gjëja më e vështirë, në kuptimin që duhet t’i kushtosh vëmendjen tënde, duhet t’i kushtosh kohë dhe dashuri njerëzve që vërtet i do dhe shqetësohesh për ta. Koha është gjithçka. Koha është cilësi. Sidomos për fëmijët.

Të qënit prind a e ka ndryshuar qëndrimin tuaj ndaj aktrimit?

Po, në kuptimin që nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa kjo. Të ndihmosh për të edukuar dikë, të dish se duhet të edukosh veten, dhe të dish se ajo që mësove dikur mund të mos jetë ajo që duhet të dish tani, në mënyrë që dikush të rritet si duhet.

Prindërimi është diçka e jashtëzakonshme. Sot janë kohë të tjera, ka vlera të reja, falë Zotit, dhe duhet t’i mësosh ato. Koha dhe përvoja më ndihmojnë mua dhe Penelope si prindër dhe si çift që të punojmë së bashku.

Ka qenë sfiduese për ju?

Në themi shpesh “Të dua”. Është e rëndësishme t’i tregoni personit që keni në krah që e doni atë. Filmat mund të jenë një proces shumë intensiv, por ne e dimë se çfarë është trillimi dhe çfarë është realiteti. Dhe ne nuk ndajmë asgjë në shtëpi sa i përket punës.

Robin Wright është shprehur së fundmi se karriera e saj ka ardhur gjithmonë e dyta pas dëshirës për të rritur fëmijë dhe për të pasur një familje…

Familja është e shenjtë për të gjithë. Sa i përket filmit, është e rëndësishme t’i shfaqesh gjithsecilit me motivet dhe qëllimet e veta: “Ai mund të mos jetë personi që ju ngjit, por ju duhet ta dëgjoni sepse ai e ka një argument”.

Dhe kjo mund të jetë shumë e vështirë. Kjo është arsyeja pse një regjisor si Asgar Farhadi, për shembull, përdor familjen si çelës në filmat e tij, sepse është një çështje kaq e ndjeshme për të gjithë ne. Tek filmi “Everybody Knows”, ne të gjithë mund ta gjejmë veten në ato personazhe.

Me sa duket ajo pjesë ishte shkruar për ju. Çfarë domethënie pati për ju?

U ndjeva shumë i nderuar. Mbaj mend që pashë në kinema filmin “Një ndarje”, dhe për disa çaste nuk po lëvizja dot. Ishte njëlloj si të kisha pësuar ndonjë goditje në kokë! Bum! Mendova “Ah sikur, një ditë të kem fatin të bëj një film të tillë me një regjisor të tillë…”. Por më pas mendova se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Ndërkohë pesë apo gjashtë vite më vonë, ai po shkruante një skenar për mua. Është një përgjegjësi e madhe, dhe unë përpiqem që ta meritoj atë vlerësim. Pra, një rol i tillë, është një gjë shumë e madhe! Në një rast të tillë je shumë i emocionuar dhe i lumtur, dhe pyet veten se si do të jenë reagimet. Këto dilema janë më se njerëzore. Çdo ditë pyes veten: “Çfarë do të vijë më pas?”. Kështu është puna e aktorit. Vetë dilemat dhe pyetjet janë rraskapitëse

Dhe çfarë do të ndodhë më tej me ju?

Nuk e di. Ndjenja e ankthit se “Çfarë më pret më pas?” është një proces sfilitës. Megjithatë ajo të mban gjallë dhe të motivuar. Por është e parëndësishme të mendosh për atë që ke bërë. Ndërgjegjja ime është e pastër. Unë i kam paguar detyrimet e mia. I kam zgjidhur çështjet më të rëndësishme. Nëse vdes sot… do të them që u përpoqa, dhe ia dola. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
Futbolli kosovar në dorë të një gjermani: kush është Franco Foda?

Futbolli kosovar në dorë të një gjermani: kush është Franco Foda?

WSJ: SHBA, armë në Izrael edhe pse kërkon një armëpushim(!)

WSJ: SHBA, armë në Izrael edhe pse kërkon një armëpushim(!)

Tjetër paralajmërim gjerman me kryefjalë Rusinë

Tjetër paralajmërim gjerman me kryefjalë Rusinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni