Besimtarët muslimanë në Indonezi falën xhumanë dje, lutjen e së premtes, mes rrënojave pas një tërmeti që goditi provincën Java-n Perëndimore në fillim të kësaj jave.
Tërmeti me magnitudë 5.6 u regjistrua 18 kilometra në jugperëndim të qytetit të Ciranjang.
271 persona humbën jetën dhe 2043 u plagosën.
Mes të vdekurve janë 100 të mitur.
Më shumë se 56,230 shtëpi, më shumë se 170 ndërtesa publike, duke përfshirë 31 shkolla, u dëmtuan.
Operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat janë ende në vazhdim. /tesheshi.com/