Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një vit nga sulmi në shkollën e Peshavarit: si e ndryshoi qasjen ndaj terrorizmit

by te Sheshi
16/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Një vit nga sulmi në shkollën e Peshavarit: si e ndryshoi qasjen ndaj terrorizmit

Sulmi terrorist që u mori jetën 140 nxënësve dhe mësuesve në shkollën paraushtarake pakistaneze në Peshavar, ka ndryshuar gati tërësisht qasjen e vendit në luftën ndaj terrorizmit, por trauma dhe zija mbeten të njëjta.

Mjafton vetëm zhurma e ndonjë punimi në ndërtesën përballë, që adoleshentët e mbijetuar të sulmit më të rëndë terrorist në Pakistan, të kërkojnë vend për t’u fshehur. “Të gjithë janë të traumatizuar brenda shkollës”, thotë 14-vjeçari Mehran Khan, student në shkollën publike ushtarake në Peshavar. “Mendojmë gjithnjë se do të sulmohemi përsëri”.

Një vit më parë, Khan u qëllua tre herë kur agresorët me breza eksplozivi hynë në klasat e shkollës ku grupe nga disa klasa të ndryshme po ndiqnin mësimin për ndihmën e parë. Pjesa më e madhe e djemve nuk mundën të shkojnë as deri tek dera, e kështu holli u shndërrua në një skenë tmerri të vërtetë. Ditën tjetër, kur ekipet e televizionit u lejuan të hynin, dyshemetë e klasave ishin ende me gjak të patharë.

Më shumë se 140 nxënës e mësues u vranë, shumë prej tyre të ekzekutuar nga afër prej agresorëve që gjithashtu shpërthyen bomba nëpër klasat e shkollës.

Shkolla u rihap një muaj nga sulmi. Por, nxënëësit dhe prindërit ankohen për një traumë që nuk zhduket, edhe pse shumë prej tyre janë duke marrë ndihmë psikologjike.

Auditoriumi ku Khan pothuajse vdiq, është shndërruar në një fushë basketbolli, dhe një holl i ri është ndërtuar në një pjesë tjetër të territorit të shkollës. Siguria është tepër e lartë me roje të armatosura dhe detektorë metalesh në porta.

“Janë ndërtuar godina të reja, miqtë e mi nuk janë më dhe disa nga mësuesit kanë ndryshuar”, thotë Khan, të cilit iu deshën tetë muaj për të marrë veten nga plagët e plumbave dhe këmba e thyer. “Çdo gjë ka ndryshuar”.

Shumëkush thotë se vetë Pakistani ka ndryshuar. Pas sulmit, të gjitha shkollat u urdhëruan të ndërtonin më shpejtësi mure mbrojtëse shtesë. Vendi braktisi moratoriumin formal për dënimin me vdekje, përkundër thirrjeve të donatorëve europianë, dhe deri më tani ka ekzekutuar 300 të burgosur që kishin dënime me vdekje.

Pjesa më e madhe e vëzhguesve thonë se sulmi në shkollë e nxiti vendin në trajtimin e terrorizmit të brendshëm si kurrë më parë. Kryeministri Nawaz Sharif, publikisht pranoi ambivalencën e vendit që zgjaste prej një kohe të gjatë në këtë çështje, duke premtuar t’i japë fund ndarjes në “talibanë të mirë dhe talibanë të këqinj”.

Një vit pas sulmit në shkollën e Peshavarit, vala e dhunës ka rënë në mënyrë dramatike. “Nuk ka më shpërthime bombash, të gjithë terroristët duket se kanë ikur nga Pakistani tani”, thotë Ajoon Khan, një avokat, djali 15-vjeçar i të cilit, Asfand humbi jetën në klasë. “Vendi ka ndryshuar krejtësisht për shkak të sakrifikimit të fëmijëve tanë”, thotë ai.

Ushtria, që ka qenë institucioni më dominant në Pakistan, është bërë akoma edhe më e fuqishme pas sulmit në shkollën e Peshavarit. Ndryshimet kushtetuese u dhanë fuqi gjykatave ushtarake të dënojnë civilët, duke anashkaluar një sistem të ngadaltë gjyqësor ku gjykatësit janë lehtësisht të kërcënueshëm.

Këto gjykata ushtarake kanë dënuar disa nga personat që thuhet se kanë lidhje me sulmin në shkollë. Katër prej tyre u ekzekutuan këtë muaj edhe pse është dhënë shumë pak informacion për rolin e tyre të saktë në komplotin ndaj shkollës.

Khan, i cili është kryetar i një grupi prindërish që humbën fëmijët në sulm, tha se do të kishte preferuar që ekzekutimet të ishin mbajtur në publik. Si edhe shumë prindër të tjerë, ai kishte nxituar menjëherë nga puna drejt shkollës kur kishte dëgjuar për sulmin e kishte zbuluar se djali i tij, Asfand ishte bllokuar brenda klasës.

Ai e kishte gjetur më pas trupin e të birit, djalit që çmendej pas futbollit, mes 100 të tjerëve të shtrirë në korridorin e spitalit. Ai e varrosi atë atë natë me uniformën e përgjakur në trup dhe me telefonin celular që mbante në dorë në momentin e vdekjes. “Jemi ende të ngecur më 16 Dhjetor”, thotë ai, “asnjë nga prindërit nuk e ka tejkaluar”.

Ai është i xhindosur me ushtrinë e cila, thotë ai, i shpëtoi përgjegjësisë për një sulm në mes të zonës ushtarake të Peshavarit. Pavarësisht vullnetit më të madh për të përballur grupet e brendshme terroriste, kritikët thonë se nuk është bërë mjaftueshëm për të menaxhuar ekstremizmin fetar që lejon shoqëria.

Nuk ka fare progres në rregullimin e seminareve fetare të vendit, një nga objektivat e të ashtuquajturit “plan kombëtar veprimi”, hartuar pas sulmit në Peshavar.peshavar

Jibran Nasir, avokat dhe aktivist, drejtoi protesta të paprecedenta përballë xhamisë së Kuqe në Islamabad në ditët pas sulmit, për të kërkuar arrestimin e Abdul Aziz, mullahut që u përpoq të paraqesë politika morale të stilit Taliban në kryeqytet në vitin 2007.

“Një vit më parë, ne qëndronim jashtë xhamisë së Kuqe dhe detyruam policinë të regjistronte raportin e parë hetimor kundër tij”, thotë avoakti, duke iu referuar fazës së parë të hetimit policor. “Por, Aziz është ende aty. Qeveria e ka humbur të gjithë vrullin që i dha shoqëria civile”.

Grupe që supozohet se janë me prirje sektariane sërish gjejnë mënyrën për të kandiduar në zgjedhjet lokale, thonë aktivistët, ndërsa në javët e fundit u regjistrua djegia nga turma e një fabrike që zotërohej nga muslimanët Ahmedi, një minoritet fetar që përçmohet gjerësisht.

Khan, i mbijetuari 14-vjeçar që shpreson të jetë pjesë e ushtrisë pasi të mbarojë shkollën, thotë se Pakistani duhet të ishte përballur me kërcënimin terrorist shumë kohë më parë. “Nëse plani kombëtar i veprimit do të kishte nisur përpara, atëherë sulmi ndoshta nuk do kishte qenë i mundur”, thotë ai.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Next Post
Turqia: operacion ushtarak me 10 mijë trupa kundër milicisë kurde

Turqia: operacion ushtarak me 10 mijë trupa kundër milicisë kurde

Metoda e duhur për të mbajtur buzët të thata në dimër

Metoda e duhur për të mbajtur buzët të thata në dimër

Fjalimi vjetor i Jahjagës të enjten në Kuvendin e Kosovës, opozita sinjale që nuk do lëshojë gaz

Fjalimi vjetor i Jahjagës të enjten në Kuvendin e Kosovës, opozita sinjale që nuk do lëshojë gaz

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni