Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Një vit nga ndalimi i “Agimit të Artë”: si po kthehet ekstremizimi i djathtë në Greqi

by te Sheshi
19/10/2021
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Një vit nga ndalimi i “Agimit të Artë”: si po kthehet ekstremizimi i djathtë në Greqi

Para një viti u ndalua partia ekstremiste “Agimi i Artë” dhe drejtues të saj u dënuan me shumë vite heqje lirie. Por tani e djathta ekstreme në Greqi po forcohet sërish…

Pamjet nga një shkollë profesionale në Stavropuli pranë Selanikut ishin shokuese. Në fillim shikoheshin të rinjtë me maska me shufra hekuri, thika dhe gurë që sulmojnë të rinj të tjerë, që kishin shpërndarë para shkollës fletushka kundër politikës arsimore të qeverisë konservatore. Në fund të maskuarit pozuan para oborrit të shkollës me krahun ngritur për përshëndetjen e Hitlerit. Ky sulm në shkollë u zhvillua më 27 shtator. Ishte aksioni i parë i pasuesve potencialë të partisë neonaziste, “Agimi i Artë”, pas ndalimit të saj para një viti. Prej asaj kohe zhvillohen herë pas here aksione me sfond ekstremist të djathtë në Greqi. Në Evosmos, po një periferi e Selankut në 1 tetor u zhvillua një paradë neonaziste, ku si pasojë pati trazira.

Shkolla si vend rekrutimi

Zhvillimet në Stavropouli nuk janë rrufe në qiell të hapur, thotë Konstantions Tsiselikis, dekan i Universitetit Makedonia në Selanik për DW. Profesori për të drejtën ndërkombëtare, migracionin dhe të drejtat e njeriut shikon tek përshëndetja e nazistëve në oborrin e shkollës një goditje të rëndë kundër karakterit demokratik të arsimit. “Për fat të keq në shumë shkolla ka grupe ekstremiste të djathta”, thotë Tsiselikis. “Ata janë të shpërndarë ntë gjithë vendin, sidomos në zonat pa zhvillim ekonomik, ku grupet neonaziste e kanë të lehtë të rekrutojnë adoleshentët. Akoma më keq është kur mësuesit vetë e tolerojnë këtë rekrutim ose madje e nxisin. Ky është një fenomen që ka nevojë për vëmendje të madhe.”

Pas trazirave të ekstremistëve të djathtë në Selanik

Para 10 vitesh zona përreth Athinës ishte bastioni i “Agimit të Artë”. Trupat huligane të partisë “Agimi i Artë” sulmonin përditë migrantët në lagjet punëtore të Pireut. Në vitin 2018 Selaniku u kthye në bastion të ekstremistëve të djathtë, edhe në kuadër të protestave nacionaliste kundër një zgjidhjeje të konfliktit me Maqedoninë e Veriut dhe arritjes së Marrëveshjes së Prespës.

Frika nga pasiguria

Tsiselikis e ndjek me shqetësim aktivizimin e ekstremistëve të djathtë në shkolla. “Nxënësit mund të jenë për shkak të moshës së tyre më fleksibël dhe të hapur për ideologji të ndryshme politike. Por duhet të kërkojmë më thellë arsyet, pse nacionalsocializimi për disa të rinj merret si një zgjidhje ndër të tjerat.” Sipas Tsiselikis, e djathta ekstreme nxit frikën për pasiguritë e çdo lloji dhe kjo pasiguri është një nga burimet, nga i cili  ekstremistët e djathtë marrin fuqinë e tyre.

Pas “Agimit të Artë”

Prof. Konstantinos Tsiselikis

Pas ndalimit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” dhe dënimit të disa drejtuesve të saj me shumë vite burg vitin e kaluar, e djathta ekstreme po forcohet sërish në shoqërinë greke. Profesor Tsiselikis madje është i mendimit, se dënimi i grupeve kriminele përreth kryetarit të aprtisë, Nikolaos Mihaloliakos hapi rrugën për grupime edhe më ekstremiste si “Trupat e Shenjta” apo “Propatria”. “E djathta ekstreme pësoi një goditje të rëndë me dënimin e drejtuesve të “Agimit të Artë”, por kjo goditje kishte të bënte me legalizimin e mëparshëm të saj në hapësirën publike.” Tani që neonazistët nuk janë më në parlament, grupimet më të vogla janë radikalizuar më shumë. Sipas Tsiselikis “Agimi i Artë” do ta ketë të vështirë të mbijetojë pas këtyre ndryshimeve, “por formacione të tjera kërkojnë një pozicion më të fortë në hapësirën pblike, madje me qëllimin që të krijojnë një parti të re”.

Protestë e kundërshtarëve të vaksinimit, Athinë, 30 gusht 2021

Aktualisht partia qeverisëse “Nea Demokratia” përpiqet të gjejë balancën e vështirë mes një të djathte të moderuar dhe disa mbështetës të majtë të qendrës të qeverisë së Mitsotakis. Nga ana tjetër kryeministri i bën lëshime të djathtëve ekstremë. Në riformësimin e kabinetit qeveritar në shtator, Mitsotakis emëroi si ministër të Shëndetësisë ekstremistin e djathtë të dikurshëm, Thanos Plevris, ai është ministri i tretë i kësaj qeverie me sfond ekstremist të djathtë. Të gjithë këta ministra e kishin filluar karrierën politike tek partia ekstremiste e djathtë, LAOS.

Tsiselikis konstaton, se në kontekstin e luftimit të pandemisë, e djathta ekstreme militante po shfrytëzon padijen dhe frikën e njerëzve nga vaksina për të krijuar një pseudo-rezistencë kundër masave të qeverisë. “Reagimi ndaj masave kundër Coronës apo detyrimi për vaksinim apo kufizimet në jetën shoqërore e ekonomike për të pavaksinuarit po marrin dimensionin e një lëvizjeje rezistence me profil të fortë politik.” Ekstremistët e djathtë po ia dalin që reagimin qytetar t’ia mveshin grupimit të vet dhe ta paraqesin atë si një pjesë të ideologjisë së tyre ekstremiste. /DW/

Related Posts

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez
Azia

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë
Europa

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
Next Post
EMA, test vaksinës Pfizer për moshën 5 deri në 11 vjeç

EMA, test vaksinës Pfizer për moshën 5 deri në 11 vjeç

Borrell, thirrje Vuçiçit dhe Kurtit të kthehen në dialog

Borrell, thirrje Vuçiçit dhe Kurtit të kthehen në dialog

Pretendimi grek: SHBA na duan lider në rajon!

Pretendimi grek: SHBA na duan lider në rajon!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni