Sipas statistikave të fundit, rreth 90 përqind e familjeve estoneze kanë internet në shtëpi.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjensia e Statistikave të këtij vendi, që nga viti 2019, 90 përqind e familjeve kanë internet në shtëpi, e cila përdoret çdo ditë ose pothuajse çdo ditë nga 98 përqind e njerëzve midis moshës 16 dhe 44 vjeç.
Nga të gjitha familjet në Estoni, më shumë se 99 përqind e familjeve me fëmijë kanë lidhje interneti në shtëpitë e tyre.
Sipas Agjencisë së Statistikave, në tre muajt e fundit, 98 përqind e përdoruesve të internetit midis moshës 16 dhe 44 vjeç kanë përdorur internetin pothuajse çdo ditë, ndërsa përqindja e përdoruesve midis moshave 65 dhe 74, ose pensionistë, të cilët përdorin internetin çdo ditë , u rrit nga 71 në 75 përqind.
Agjencia tha se ka gjithnjë e më shumë njerëz të moshuar që përdorin internetin çdo ditë në Estoni, ndërsa përdorimi i internetit nga të rinjtë pritet të jetë i lartë. /tesheshi.com/